×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqëria civile kërkon nga Hoti largimin e ministrit të Arsimit nga detyra bashkë me zëvendësin e tij

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Organizatat joqeveritare dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur bashkë në një kërkesë drejtuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit të cilit i kërkojnë që ta largoj nga detyra e tij, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe zëvendësin e tij, Driton Bardheci.

    Trembëdhjetë organizatat nënshkruese të kërkesës kërkojnë që të Likaj dhe Bardheci të zëvendësohen me profile tjera që kanë aftësi dhe integritet për të çuar përpara reformat që janë urgjentisht të nevojshmë në arsim.

    “Ne, organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile që punojmë dhe e përkrahim fushën e arsimit jemi thellësisht të alarmuar me goditjet e radhës që i bëhen arsimit në Kosovë nën Qeverinë Hoti. Emërimi i z. Ramë Likaj në pozitën e ministrit dhe z. Driton Bardheci në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) janë vendime të papranueshme për cilindo qytetar të Kosovës që e dëshiron një arsim cilësor, relevant dhe serioz. Kërkojmë nga kryeministri Hoti që t’i largojë nga kabineti i tij këta anëtarë dhe t’i zëvendësojë ata me profile që kanë aftësi dhe integritet për t’i çuar përpara reformat që janë urgjentisht të nevojshme në arsim”, thuhet në komunikatën për medie.

    Gjithashtu këto organizata kërkojnë që t’i adresojnë këto kërkesa kryeministrit Hoti në shoqëri të miqve ndërkombëtarë dhe kjo sipas tyre duhet të jetë më së largu deri më 30qershor.

    “Kërkojmë takim me kryeministrin Hoti për t’i adresuar këto kërkesa në shoqërim të miqve Ndërkombëtarë. Për shkak të urgjencës së problemit kërkojmë që ky takim të ndodhë deri më 30 qershor 2020. Transformimi i arsimit në Kosovë mund të ndodhë vetëm atëherë kur ky është prioritet i gjithë qeverisë, duke filluar nga kryeministri. Me punën tonë shumëvjeçare e kemi dëshmuar përkushtimin për fushën e arsimit dhe mbesim të gatshëm ta bëjmë këtë edhe më tutje. Nëse shohim hapa të shpejtë dhe konkret nga kryeministri drejt kërkesave të lartëpërmendura, mbesim të hapur për të diskutuar se si mund t’i ndihmojmë Qeverisë Hoti në punët e mëdha që e presin në arsim. Në të kundërt, të gjithë ne, pa asnjë dyshim, do të vazhdojmë angazhimet tona për një arsim cilësor duke mos përjashtuar asnjë mënyrë dhe mjet që ofron dhe lejon sistemi demokratik”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    Po ashtu, në këtë komunikatë thuhet se Likaj, nuk përfaqëson etikë akademike dhe profesionale për të qenë në krye të institucionit më të lartë të arsimit.

    “Ndonëse SCOPUS i ka përjashtuar për plagjiaturë 1 revistat në të cilat z. Likaj ka publikuar punimet e tij shkencore, ky fakt nuk e ka penguar avancimin e tij brenda univeristetit publik, ashtu sikurse as emërimin e tij në krye të dikasterit më të lartë të arsimit në Kosovë. Ndërsa, z. Bardheci nuk ka asnjë kualifikim apo përvojë adekuate për këtë përgjegjësi. Përveç tjerash, emërimi i tij në këtë pozitë me përgjegjësi ekzekutive paraqet konflikt interesi në raport me organet e universiteteve publike duke qenë se z. Bardheci është ende student i nivelit Bachelor në Universitetin e Prishtinës, mbi të cilin tanimë ka kompetenca ekzekutive”, thuhet në komunikatë.

    Në këtë komunikatë thuhet po ashtu se raporti i vitit 2020 i Bankës Botërore thekson se shkalla e analfabetizmit funksional te 15-vjeçarët në Kosovë është deri në 78%, ndërsa, rezultatet e testit ndërkombëtar PISA vënë në pah mangësitë e politikave arsimore, si pasojë e të cilave nxënësit kanë shënuar rezultate të dobëta në fushën e shkencës, leximit dhe matematikës.

    “Kësaj situate të mjerueshme tani i është shtuar edhe sfida shekullore e pandemisë. Procese të nisura gjatë kësaj periudhe kanë nevojë për persona adekuat që mundësojnë konsistencë dhe efektivitet në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Dalja nga hendeku gjithnjë e më i madh në të cilin gjendet arsimi në Kosovë mund të bëhet vetëm me persona me etikë profesionale, ekspertizë dhe ide të qarta për avancimin e cilësisë në sistemin arsimor të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    Prandaj, duke marrë për bazë të gjitha çështjet e lartëcekura, organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, kërkojnë që kryeministri Hoti të dëshmojë me vepra se është i përkushtuar për një qeverisje të ndershme dhe kompetente duke:

     

    1. Vendosur një ministër/re të Arsimit dhe Shkencës me aftësi dhe integritet të duhur për të udhëhequr këtë ministri strategjike për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës;
    2. Vendosur zëvendësministër/re të Arsimit dhe Shkencës i/e cili/a përfaqëson një standard të kualitetit dhe përkushtimit për t’i mbështetur fuqishëm reformat në arsim;
    3. Funksionalizuar procesin e vetingut të stafit akademit të universiteteve publike brenda 100 ditëve të para të qeverisë së tij.

    Lista e organizatave nënshkruese:

    1. Admovere
    2. BIRN Kosova
    3. CPC – Center for Political Courage
    4. D4D – Demokraci për Zhvillim
    5. Education Comes First
    6. ETEA
    7. FIQ – Forumi për Iniciativa Qytetare
    8. KCSF – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile
    9. KYC – Kosovar Youth Council
    10. ORCA
    11. Sbunker
    12. Teach for Kosova

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim...
    Lajme16 Mars 2025
    Ka ndërrua jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe Behgjet Pacolli,...
    Lajme16 Mars 2025
    Nacionale merr vesh nga burime brenda QKUK-së se ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar...
    Të tjera
    Sport16 Mars 2025
    Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski theksoi se prokurorët publikë sot kanë inspektuar diskotekën “Puls” në Koçan dhe janë konstatuar shumë parregullsi....
    Sport16 Mars 2025
    Hendbollistët U 18-të të Kosovës e kanë arritur një sukses historik. Ata janë kualifikuar në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. “Dardanët” e mposhtën...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Vatikani ka publikuar fotografinë e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital. Fotoja tregon 88-vjeçarin të ulur në...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Spitalit në Koçan dhe tani gjendja është më e qetësuar se më herët, pasi që,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.