
Shoqata e Gastronomëve kanë parashtruar disa kërkesa të tyre ndaj qeverisë në mënyrë që të ndihmohen në rimëkëmbjen pas pandemisë Covid-19 që ka goditur vendin.
Në një postim në Facebook Shoqata e Gastronomeve ka paraqitur kërkesat të cilat ia ka parashtruar Qeverisë e që ndër to janë përpilimi i protokolit të punës pas hapjes së lokaleve, e cila duhet të ndodhë me datën 01.06.2020 si dhe përfshirjen dhe ndihmën financiare në pakon e rimëkëmbjes.
Sipas tyre këto janë masa të cilat konsiderojnë që shteti ka kapacitet t’i përballojë, prandaj shpresojnë në mirëkuptimin dhe përkrahjen e Qeverisë, në mënyrë që bizneset, të punësuarit dhe familjet e tyre t’i mbijetojnë kësaj katastrofe ekonomike.
Më poshtë postimi i tyre i plotë:
Gjatë periudhës së pandemisë, sektori i Gastronomisë është më i prekuri nga të gjithë, për disa arsye, e ndër to edhe për shkak se me vendimet e Qeverisë jemi të parët ndaj të cilëve janë vendosur masat e ndalimit dhe jemi të fundit që do të na hiqen.
Për shkak të kësaj situate, në të cilën praktikisht ne veçse jemi të falimentuar, shqetësimet tona vetëm po rriten ndërsa ne presim që të marrim nga shteti ndihmën e nevojshme për t’i shpëtuar falimentimit faktik.
Pas takimit me anëtarët e shoqatës dhe përfaqësuesit e bizneseve të kësaj industrie, anë e mbanë Kosovës, pas analizave të bëra se në çfarë situate jemi dhe çfarë nevoja kemi, si dhe për të bashkërenduar kërkesat tona së bashku me Qeverinë, ne duke i pasur parasysh edhe kapacitetet financiare të shtetit tonë, i jemi drejtuar të njejtës me kërkesat dhe propozimet si në vijim:1. Kërkojmë që të jemi pjesë e përpilimit të Protokolit të punës pas hapjes së lokaleve, e cila duhet të ndodhë me datën 01.06.2020.
2. Përfshirjen dhe ndihmën financiare në pakon e rimëkëmbjes
Sa i përket pikës 1, i kemi propozuar paraprakisht këto masa:– Hapja e lokaleve të bëhet me 01.06.2020
– Distanca nga ulësja në ulësen mbrapa shpinës, jo më shumë se 1.5m
– Të mos ulen më shumë se 4 persona në një tavolinë, përvec nëse janë anëtarë të të njejtës bashkësi familjare
– Të ketë dizenfiktantë të çasshëm lehtë nga klientët në çdo lokal
– Stafi të jenë të pajisur me doeza dhe maska
– Të mos shërbehet në banak
– Servisimi i tavolinave (vendosja e thikave, pirunjëve, lugëve etj) të bëhet bashkë me shërbimin e porosisë
– Menu të jetë një përdorimshe ose të jetë e tillë që të mund të dizenfiktohet pas çdo porosie.
– Menaxheri i pikës të jetë përgjegjës për mos grumbullim të më shumë se 4 personave në tavolinë (konform pikës së lartëpërmendur)
– Orari i punës të jetë 7:00 – 24:00Për pikën 2, ndihmën financiare dhe përfshirjen në pakon e rimëkëmbjes, kemi propozuar si në vijim:– Vazhdimi i mbështetjes në paga për punëtorët më së paku deri në Dhjetor 2020
– Subvensionimi i 50% të qirasë së lokaleve deri në Dhjetor 2020
– Shtyerja e kredive aktuale,
– Të largohemi nga High Risk, në bankat komerciale në Kosovë
– Të krijohen kushte të reja për aplikim në kredi të buta me kamatë deri në 1.5% dhe me grejs periudhë
– Të ndryshohet norma e TVSH-së nga 18% në 8% për fushën e Gastronomisë
– Masa tjera lehtësuese fiskale të cilat do të vendosen në bashkëpunim me qeverinë.Këto janë masa të cilat konsiderojmë që shteti ynë ka kapacitet t’i përballojë, prandaj shpresojmë në mirëkuptimin dhe përkrahjen e Qeverisë, në mënyrë që bizneset, të punësuarit dhe familjet e tyre t’i mbijetojnë kësaj katastrofe ekonomike.