×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Fermerëve kërkon vend për të hedhur tepricat ditore të shkaktuara nga vaji i palmës

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Shoqata e Fermerëve të Kosovës (SHFK) ka dalë me një reagim për derdhjen e qumështit në lumenjë nga fermerët.Ata kanë thënë se pajtohen me brengën dhe ndjejnë keqardhje që janë pjesë e kësaj ndotjeje.

    “Duam të sqarojmë këtu që për shkak të importit të pakontrolluar të vajit të palmës sektori i qumështit ka 70.000 litra tepricë qumështi në ditë.

    Për shkak që ky qumësht nuk mund të shkojë tutje në përpunim, meqë kërkesa është ngopur me produkte te vajit të palmës, atëherë ne detyrohemi në asgjësimin sa më të shpejt të tij.

    Në këto raste nëse nuk veprohet shpejt gjithë kjo sasi e qumështit mund të shkaktojë katastrofë edhe më të rëndë mjedisore”SHFKQ ka bërë kërkesë ndaj institucioneve vendore që të u krijohet një vend apo mundësia që të asgjësojnë qumështin dhe të mos krijojnë probleme mjedisore.

    “Ne ju sigurojmë që kjo tepricë e qumështit nuk do të jetë problem pas hyrjes në fuqi (me 15 shtator) të vendimit për ndalimin e importit të vajit të palmës”“Kërkojmë ndjesë për ndotjen e shkaktuar, por jemi mbi 5000 fermerë, me rreth 30 mijë të punësuar dhe mijëra tjerë të involvuar në pikat e grumbullimit dhe fabrikat e përpunimit të qumështit që jemi të prekur në palcën e ekzistencës nga shkaktimi i këtyre tepricave të qumështit”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.