Komuna e Kamenicës sot ka konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirs.
Numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 22, kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunë, Qëndron Kastrati.
“Nga IKShP u njoftuam se kemi edhe dy (2) raste të reja të identifikuara me #COVID19 në komunën tonë. Aktualisht kemi 22 raste aktive”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Kujtojmë se sot në Kosovë u konfirmuan edhe 118 raste të reja me COVID-19.