×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkollat në Zvicër fillojnë punën pa maska dhe me 15% më pak mësues

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Ngurrimi rreth hapjes së tyre është më i theksuar në Zvicrën perëndimore (frankofone), e cila është më e prekur nga pandemia, sesa në Zvicrën gjermane

    Hapja e sërishme e shkollave, me vendimin e Qeverisë Federale për zbutjen e mëtejshme të masave mbrojtëse është paraparë për sot, më 11 maj në nivel vendi. Por, u është lënë kantoneve të vendosin për datën dhe detajet e hapjes.

    Sidoqoftë, rifillimi i punës së shkollave, pas afër 2 muajve të pushimit të detyruar, ka qenë një ndër pikat që kanë ngjallur debat në mediat e këtushme për shkak të ndjeshmërisë që ka, shrkuan albinfo.ch.

    Kur është fjala për hapjen shkollave të​ detyrueshme, ka një “kaos” në nivel vendi. Ngurrimi rreth hapjes së tyre është më i theksuar në Zvicrën perëndimore (frankofone), e cila është më e prekur nga pandemia, sesa në Zvicrën gjermane, shkruan srf.ch.

    Shumica e kantoneve në Zvicrën perëndimore fillojnë mësimin me gjysmë klasa. Edhe kantoni i Bernës dhe ai i Cyrihut gjithashtu mbështeten në këtë sistem. Në Ticino, mësimi zhvillohet nën masa shumë të rrepta mbrojtëse.

    Kantonet në Zvicrën Qendrore, Zvicrën Lindore dhe kantonet e Zvicrës Veriperëndimore ndërkaq, kanë filluar mësimin me klasa të plota.

    Në shkollat e posahapura vlejnë rregullat në vijim: Mbahet distanca, lahen duart dhe nuk shpërndahet shujta e orës 9 (zamra).

    Mediat zvicerane kanë njoftuar se mësimi sot ka filluar në mënyrë normale dhe pa probleme të mëdha.

    Janë disa risi që e dallojnë ditën e rifillimit të vitit shkollor:  Tavolinat pastrohen rregullisht dhe nxënësit i lajnë duart shumë më shpesh se zakonisht. Megjithatë, atyre dhe mësuesve nuk u kërkohet të mbajnë maska.

    Shkollat kanë rifilluar mbarë me përditshmërinë e tyre, ka thënë për radio srf Dagmar Rösler, kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Zvicrës.

    Sipas Rösler, rreth 15 për qind e mësuesve nuk janë paraqitur në punë. Bëhet fjalë për ata që i përkasin një grupi rreziku ose që kanë anëtarë të familjes që mund të rrezikohen nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch. Mungesa e mësuesve që ishte e pranishme edhe më parë, tashmë ashpërsohet me mungesën e re, të shkaktuar nga pandemia. Dhe kjo përbën “një problem të madh”, thotë. Rösler. (AlbInfo)

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.