Shkolla e mesme e ulët “Faik Konica” në Prishtinë është bërë gati të fillojë vitin e ri shkollor 2020/2021 në shtator.
Nga kjo shkollë bëjnë të ditur se gjatë periudhës së pandemisë kanë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për nxënësit
“Në çdo pjesë të shkollës janë vendosur sinjalizues të cilët do të ju rikujtojnë nxënësve që të mbajnë distancën dhe higjienën”.
“Nxënës të dashur, së bashku po kthehemi sërish në shkollë, por këtë herë edhe më të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që e ka mbajtja e higjienës për ruajtjen e shëndetit”, thuhet në një njoftimin në Facebook të kësaj shkolle.