Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në ShBA, Aleks Azar të mërkurën për Fox News ka thënë se në dy javë e fundit janë bërë përparime historike në zhvillimin e një vaksine nga që kemi parë ndonjëherë në historinë nejrëzore, shkruan CNN.
“Shtetet e Bashkuara tani kanë gjashtë vaksina, në të cilat kemi vendosur investime të mëdha. Katër prej tyre kanë raportuar tashmë rezultate pozitive të provave klinike të fazës 1, dhe dy prej tyre tashmë janë në fazën e 3.”, tha Azar.
Azar tha se është shumë e mundshme që ShBA të siguroj dhjetëra milliona doza të vaksinës kundër Covid-19 deri në fillim të vitit të ardheshshëm. Ai gjithashtu i dha meritat presidentit Donald Trump, I cili ka arritur të financoj dhe të mbështes të gjitha këto eksperimente.