×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i kabinetit të presidentit Thaçi tregon temat për të cilat Kosova do të diskutojë në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale, do të jenë temat kryesore të bisedimeve ndërmjet Kosoëvs dhe Serbisë, në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, të parlajmëruar për 27 qershor, konfirmojnë zyrtarët e Zyrës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe këshilltari i tij kryesor, Bekim Çollaku, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë së delegacioni i Kosovës, tashmë është përgatitur për këtë takim.

    “Delegacioni i Republikës së Kosovës vjen i përgatitur që të diskutojë për këto çështje, por edhe për çështjet tjera që mund të ngriten në takim“, ka thënë Çollaku.

    Delegacionin e Kosovës e përbëjnë presidenti Thaçi dhe kryeministri i sapozgjedhur i vendit, Avdullah Hoti. Pala serbe ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se kush do të jetë në delegacionin e saj.

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet nën organizimin e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, pas marrjes së garancive se të dyja palët janë pajtuar që të ndalohen fushata për tërheqjen e njohjeve për Kosovën dhe të ndalohet me kërkesat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.Grenell: Më 27 qershor, Kosova dhe Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë

    I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

    Grenell gjithashtu ka thënë që takimi në Shtëpinë e Bardhë ëhtë rast që t’i hapen dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve dhe se shpreson që krerët e Kosovës dhe të Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë rast për kthim në dialog.

    Çollaku thekson që ky takim është një mundësi e jashtëzakonshme që palët t’u rikthehen negociatave për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve. Ai ka shtuar se në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është rifillimi i dialogut me ndërmjetësimin e të ngarkuarit special të presidentit amerikan, Donald Trump, ambasadorit Grenell.

    “Pra, lajmi thelbësor pozitiv ështe se dialogu po rifillon në Uashington pas një pauze pothuaj dy-vjeçare. Prandaj, ky takim konsiderohet sukses në vete pavarësisht rezultatit konkret”, ka thënë Çollaku.

    Vet Grenell, më 15 qershor, përmes një shkrimi në Tëitter, ka porositur që në qoftë se ndonjëra palë do të jetë e pakënqur me bisedimet e 27 qershorit, ‘mund të kthehet në status quo, pas largimit nga Uashingtoni”.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dielën, ka deklaruar që lidhur me çështjen e Kosovës pret „ditë dhe javë të vështira“.

    Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian, është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi që Kosova kishte vendosur taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë, si përgjigje ndaj fushatës së shtetit serb ndaj pavarësisë së Kosovës.

    Taksën, të cilën e kishte vendosur qeveria e Ramush Haradinaj, e zëvendësoi me masa reciproke tregtare ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 1 prill.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin kundër vendosjes së masave ndaj Serbisë, para së gjithash për shkak se, siç kishin theksuar, ato e frenonin dialogun ndërmjet dy palëve. Me shkuarjen e Kurtit dhe ardhjen e Hotit në krye të qeverisë, janë larguar të gjitha barrierat tregtare dhe në këtë mënyrë i është dhënë shansi Serbisë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

    Grenell tashmë ka paralajmëruar takimin ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, në prag të ardhjes në Kosovë të përfaqësuesit të veçantë të të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, i cili gjithashtu është duke punuar për ripërtrirjen e dialogut.

    Pas takimit me udhëheqësit e Kosovës, Lajçak ka deklaruar që shpreson për vazhdimin e shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet dy palëve.

    Megjithatë, ai ka porositur që rruga e integrimeve evropiane për Kosovën kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe se në atë rrugë nuk mund të përparojë me askënd tjetër përveç me BE-në.

    Lajçak gjithashtu ka pranuar që BE-ja nuk ka qenë e konsultuar lidhur me takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe që edhe përkundër faktit që SHBA-ja është partner i rëndësishëm për BE-në, Kosovës askush nuk mund t’ia ofrojë të ardhmen evropiane përveç BE-së.

    Edhe Çollaku thekson që roli i Bashkimit Evropian në këtë proces është i pazëvendësueshëm, ashtu siç është roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Sipas tij, BE-ja dhe SHBA-ja e kanë plotësuar njëra-tjetrën në këtë proces që nga fillimi i tij në vitin 2011. Ai ka shfaqur bindjen që kështu do të jetë edhe në fazën finale të dialogut.

    “Binomi ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, ka qenë, është dhe do jetë çelësi i çdo marrëveshjeje në Ballkanin Perëndimor, e sidomos në aspektin e arritjes së marrëveshjes eventuale finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Çollaku..

    Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar të shtunën se takimi në Uashington do të jetë për projekte ekonomike, të cilat do ta shndërrojnë Kosovën “në qendrën e aktiviteteve ekonomike në rajon”. Ai ka shtuar që kabineti i tij po i shqyrton idetë për disa projekte infrastrukturore, të cilat do të mund të prezantoheshin në Uashington.

    Hoti, më 10 qershor, ka paraqitur Platformën për dialog, në bazë të së cilës nuk do të bisedohet për integritetin territorial dhe organizimin kushtetues të shtetit, si dhe që marrëveshja përfundimtare, e cila duhet t’i kontribuojë njohjes reciproke ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar, në një konferencë me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë që Serbia “nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës ose anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara në ndërrim të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është fejuar me partnerin e saj, futbollistin e Dortmundit, Karim...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.