×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-të kërkojnë nga Beogradi drejtësi për vëllezërit Bytyçi, sot është përvjetori i vrasjes së tyre

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Ambasada amerikane në Beograd tha të martën se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të harrojnë vrasjen e tyre.

    Në një komunikatë të kësaj ambasade thuhet se “8 korriku është përvjetori i vrasjes së Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyçit. Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ka pasur pak përparim në hetimin e duhur dhe të plotë të vrasjes së këtyre qytetarëve amerikanë pas arrestimit dhe lirimit të tyre në duart e njësive të posaçme të policisë serbe në vitin 1999”.

    Të tre vëllezërit Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

    Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

    Trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviq, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.

    “Shtetet e Bashkuara nuk do të harrojnë vdekjen e tyre dhe as të ndalen së kërkuari drejtësi”, thuhet në komunikatën e ambasadës duke u bërë thirrje autoriteteve serbe që të zgjidhin këtë çështje.

    ”Vënia e drejtësisë për familjen e vëllezërve Bytyçi mbetet përparësi në marrëdhëniet tona dypalëshe me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

    Në tetor të vitit 2019 Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi një rezolutë, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, ndërsa bën thirrje që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.

    Që nga viti 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në Serbi në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

    Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes/VOA.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.