×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA/ Në zonën e protestës në Seattle, një burrë i vrarë me armë dhe një adoleshent i plagosur

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Policia në Seattle thotë se një sulm në zonën e bllokuar nga protestuesit në qytetin Seattle, në lagjen Capitol Hill, ka lënë një burrë të vdekur dhe një djalë 14-vjeçar të plagosur.

    Departamenti i Policisë në Seattle iu përgjigj raporteve të shumta për të shtëna rreth orës 3 të mëngjesit. Policia tha se telefonuesit njoftuan se disa persona të paidentifikuar i kishin qëlluar një fuoristrade të bardhë që kishte qenë tek një nga barrierat e zonës së protestës.

    Susan Gregg, një zëdhënëse në Qendrën Mjekësore të Seattle’s Harborview, raportoi se një burrë që u pranua pas të shtënave kishte vdekur. Policia tha se viktima e dytë, një mashkull 14 vjeç, ishte shtruar në spital me lëndime në armë.

    Asnjë i dyshuar nuk është identifikuar publikisht. Policia tha se po hetonte incidentin, por se ndërsa kërkonte në makinën e qëlluar për evidencë, zbuloi se skena e krimit ishte “trazuar”.

    Policia thotë se kjo është gjuajtja e dytë vdekjeprurëse me armë në zonë, e cila tashmë njihet si Zona e Protestës së Organizuar në Capitol Hill, ose CHOP. Ajo u vendos më 8 qershor nga demonstruesit që protestonin kundër dhunës së policisë dhe vrasjes së George Floyd-it, pasi Departamenti i Policisë në Seattle u largua nga godina në pjesën lindore të qytetit.

    Duke folur para gazetarëve në vendin e ngjarjes të hënën, Shefja e Policisë së Seattle-it, Carmen Best tha: “Mjaft më”, dhe tha se ishte koha që protestuesit të linin zonën për hir të sigurisë publike. Ajo tha se dy të shtënat fatale dhe dëmtimet e shumta gjatë periudhës prej një jave e gjysëm dëshmojnë se situata është “e rrezikshme dhe e papranueshme”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.