×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA e akuzon për lidhje me ISIS/ Si u bë shqiptari pjesë e grupit terrorist, dëshmia shokuese e tij

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Autoritetet amerikane njoftuan se kanë lëshuar urdhër-arrest dhe aktakuzë ndaj Lirim Sulejmanit, për mbështetje të grupit militant, Shteti Islamik (IS) si dhe për trajnim nga ky grup, të cilin Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste.

    “I akuzuari është shtetas amerikan, i cili braktisi shtetin e tij dhe iu bashkua IS-it në Siri. Ai do të përgjigjet për veprat e tij para gjykatës amerikane”, tha ushtruesi i detyrës së Prokurorit, Micheal Sherwin.

    Më shumë mbi Lirim Sulejmanin

    Lirim Sulejmani, me origjinë kosovare, ishte 23-vjeç kur gjeti strehë në Shtetet e Bashkuara pasi iku nga gjenocidi i asaj kohe. 16 vite më vonë ai vendosi të bëhej vetë pjesë e një regjimi të tillë.

    Sulejmani është një nga qindra qytetarë amerikanë që besohet të jenë bashkuar me Shtetin Islamik në Irak dhe Siri që nga viti 2014.

    Por, teksa administrate e Trump po transferon dhjetëra të dyshuar të ISIS nga burgjet e improvizuara në të gjithë verilindjen e Sirisë, ai ka filluar të ketë frikë se ka mbetur pas.

    Të detyruar të luftojnë vetë pushtimin e Turqisë pasi trupat amerikane u tërhoqën në fushat e naftës lindore, Forcat Demokratike Siriane thonë se vështirë se është në gjendje të furnizojnë dhe ruajnë burgjet.

     

    Dhe qeveria Siriane, e njohur për ekzekutimet e islamistëve, tashmë ka dërguar trupa në verilindje për të mbushur boshllëkun e tërheqjes së forcave amerikane.

    Tani, megjithëse ai këmbëngul se nuk ka bërë asnjë krim, Sulejmani ka filluar të frikësohet për të ardhmen e tij.

    Ashtu si shumica e 5,000 luftëtarëve të dyshuar të ISIS, ai u dorëzua në Sirinë lindore pranë kufirit me Irakun, në fillim të vitit 2019.

    Ai më pas u nda nga gruaja dhe fëmijët e tij, u mor në pyetje nga Forcat Speciale të Sh.B.A dhe më pas u mor në pyetje dy herë nga FBI, duke e lajmëruar se do të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.

    “Unë kërkova të deportohem në Kosovë, sepse është një vend i vogël,” i tha shqiptari Defence Post nga një dhomë burgu javën e kaluar. “Mendova se kjo mund ta bëjë më të lehtë për gruan time për të më vizituar.”

    Megjithatë ai shton se autoritetet amerikane nuk pranuan.

    Si përfundoi tek ISIS

    Historia se si u gjend Sulejmani në këtë rrëmujë është e vështirë të rindërtohet. Ndërsa i gërsheton, kujtimet e tij bashkohen në mënyrë selektive me fatkeqësitë e tij në anën humbëse të një lufte.

    Pasi erdhi në Sh.B.A në vitin 1999, ai tha se u takua dhe u martua me një grua në Çikago. Por fëmija i tyre i parë vdiq pas recesionit të vitit 2008, siç kujton ai, kështu që ata u zhvendosën në Kanada – ku Lirimi tha se gjeti fenë. “Unë nuk isha fetar,” tha ai. “Gruaja ime ishte më fetare sesa unë”, – tregon ai, shkruan Gazeta Shqip, përcjell Front Online.

    Sulejmani këmbënguli se ai nuk e dinte kombësinë e gruas së tij, por më parë tha se ajo ishte me origjinë polake.

    Vendimi i tij për të dërguar gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur, Aisha dhe Muhamedin, nëpër tre vende në një zonë aktive lufte ishte “shumë spontan”, kujton ai. “Unë doja të jetoja në një vend islamik.”

    Pseudo-kalifati ishte një zgjedhje e natyrshme. I pyetur pse një vend islamik konservator- si Arabia Saudite, për shembull – nuk ishte një opsion më i mire për të, ai tha se jeta atje do të ishte e mbushur me burokraci.

    “Unë pashë një video, ku ata thonin se do të më jepnin strehim dhe energji elektrike falas, duke çdo gjë kaq bukur,” tha Lirimi. Sulejmani mohoi të ketë parë ndonjëherë video të dhunës ose prerjes së kokave. “Unë isha shumë i dobët për këtë,” tha ai. Por ai ishte në dijeni të tyre.

    Ai thotë se me Universitetin që kishte mbaruar në Çikago mund të ndihmonte në ndërtimin e ndërtesave të Kalifatit. Në internet ai kishte dëgjuar njerëz që thonin se sa të lumtur ishin nën sundimin e ISIS.

    Ai thotë se në nëtor të vitit 2015, ai solli gruan dhe fëmijët e tij, në Kosovë. Nga ku fluturuan në Turqi. Një kontrabandist i çoi në kufirin sirian një natë më vonë. Kontrabandisti iku sapo mori paratë dhe familja e tij më pas u takua me një anëtar të Shtetit Islamik. Ishte pikërisht ky moment kur llogaritë e Sulejmanit filluan të turbulloheshin.

    5 vite më vonë, me shumë miq të vdekur dhe familjen e tij të humbur në kampe internimi, ai thotë se vendimi i tij ishte qartësisht një gabim.

    Ai tha se e dërguan menjëherë në Mosul, i dhanë një kallashnikov në dorë dhe i bënë një muaj trajnim ushtarak. Megjithatë në intervistën e gjatë 4 orëshe, Sulejmani e mohon se ishte luftëtar.

    Atje mbijetova me 400 dollarë ose 100 dollarë që na i jepnin sa herë t’ju tekej, pa punuar, tregon Sulejmani. Më ndihmonin dhe vëllezërit e mi që njoha atje për ihr të Allahut.

    “Luftëtarët merrnin 50 dollarë ekstra, por nuk i mora kurrë, por nuk e mohoj që mbajtja një armë për tre vite. Kurrë nuk e shkrepa armën për dyluftim, 20 herë kam gjuajtur mbi tavan, aksidentalisht pasi nuk dija ta përdorja mirë armën,” zbulon ai.

    “Kur bëhesh fetar,” bota nuk ka shumë kuptim për ty. /Gazeta Shqip/Front Online/

    https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/shba-e-akuzon-per-lidhje-me-isis-si-u-be-shqiptari-pjese-e-grupit-ter

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.