×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Grenell mbetet i përkushtuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, ka lëshuar një sqarim, të premtne, pas intervistës së dhënë në “Rubikon”, dhe në përgjigje ndaj interpretimeve të ndryshme që, sipas tij, janë përvijuar më pas.

    “Richard Grenell, Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, mbetet i përkushtuar plotësisht për të kontribuar në fazën finale të bisedimeve në mes të autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit, për arritjen e Marrëveshjes Gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Shala.

    Sipas tij, “Shtëpia e Bardhë e sheh si jetike për stabilizimin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor arritjen e kësaj Marrëveshjeje, dhe roli i Administratës së Presidentit Trump është i pazëvendësueshëm që Kosova dhe Serbia të arrijnë në një epilog të suksesshëm të fazës finale të bisedimeve”.

    Shala ka thënë se “Richard Grenell si Emisar Special i Shtëpisë së Bardhë, do të vazhdojë të luajë roli e tij shumë të rëndësishëm në dialogun në mes të instancave më të larta të Kosovës dhe Serbisë, siç ka qenë zaten rasti që nga vjeshta e vitit të kaluar, kur është emëruar nga Presidenti Trump në këtë detyrë shumë të rëndësishme”.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.