×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Selmanaj bën thirrje për lënie të inateve, kërkon votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vet procesi i votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare është kompleks, raporton Front Online.

    “Kur vet kërkesa kushtetuese që për marrëveshje ndërkombëtare kërkohen 2/3 e votave, unë mendoj që e tejkalon logjiken e gjykimit që lidhet me mandatin e një qeverie. Për ta votuar një Qeveri, duhen 61 vota, por për të votuar një marrëveshje ndërkombëtare duhet 2/3 e votave. Kjo flet që marrëveshja ndërkombëtare janë edhe më komplekse por edhe të rëndësishme për gjithë spektrin politik”, ka thënë ai.

    Sipas Selmanajt, Qeveria e kaluar nuk ka qenë kundër iniciativave të PDK-së.

    “Në mandatin e qeverisë së kaluar, më tepër po u`a rikthej në kujtesë deputetëve të PDK-së, që nuk kemi qenë kundër Ligjeve të propozuara nga ju, e as kundër Pakos së propozuar nga ju, por kemi qenë kundër shkeljes së dispozitave kushtetuese që kemi menduar që nuk duhet të bëhet”, ka thënë tutje Selmanaj.

    Për sa i përket votimit të dhe rishikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Selmanaj ka theksuar që do të qëndrojnë prapa tyre, raporton tutje Front Online.

    “Ne si Qeveri në momentin kur e kemi marr mandarin, i kemi pasur dy mundësi, ose që të i rishikojmë këto dy marrëveshje menjëherë, ose të shprehim vullnetin tonë dhe tq qëndrojmë prapa këtyre marrëveshjeve. Ne jemi zotuar që do të qëndrojmë pas këtyre marrëveshjeve përkundër që ne nuk jemi negociues të saj”, ka deklaruar ai.

    Kështu Selmanaj, u ka bërë thirrje deputetëve që t`i lënë inatet dhe t`i votojnë këto marrëveshje.

    “Meqenëse interesi i këtij vendi është mbi 61 vota, po ju lus që rezoni shtetëror të jetë mbi inatet dhe interesat që i kemi”, ka thënë ai. /Front Online

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/?v=314968459669576&notif_id=1592833521189841&notif_t=live_video_explicit

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.