×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu përkrah masat antiCovid-19, thotë se pandemia do të zgjasë

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Oda e Mjekëve të Kosovës, po vlerëson se masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria, kanë ndikuar pozitivisht në luftën kundër Covid-19.

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një intervistë për KosovaPress, thotë se masat e reja të Qeverisë kundër përhapjes së Covid-19, janë të mjaftueshme për mbikëqyrjen e pacientëve nga stafi shëndetësorë dhe përballimin e anës ekonomike.

    “Këto masa që i ka marrë Qeveria të mesme, jo shumë rigoroze janë të mjaftueshme për ngadalësimin e kësaj kurbe të shpejtë dhe mundemi shumë më lehtë të përballojmë anën ekonomike, por edhe anën e mbikëqyrjes të pacientëve do të thotë spitalet dhe ne si punëtor shëndetësorë do të jemi më të gatshëm dhe më të çlodhur në dhënien e shërbimeve tona”, thotë ai.

    Derisa flet për masat e reja të Qeverisë, ai thotë se trajtimi i personave me Covid-19 tash edhe në komuna, ka qenë një hap i nevojshëm, e që siç thotë ai do të fillohet më lirshëm të merret frymë në QKMF-të.

    “Ka qenë e nevojshme shumë më herët të ndodhë kjo sepse është shumë e vërtetë që edhe në nivelet rajonale, domethënë në spitalet rajonale kemi mungesa po nëse llogaritën se në përgjithësi në ofrimin e shërbimeve spitalet rajonale janë sa gjysma e tërë shërbimeve që jepen në nivel sekondar dhe terciar, do të thotë do ia hiqnin mos të them 50 % pasi që ka mungesa të infektologeve dhe pulmologëve por ka mjaftë internistë të cilët mund të merren me këtë. Ka një numër të konsiderueshëm të anesteziologëve dhe unë mendoj që nëse vetëm 1/3 shkarkohet Qendra Klinika Universitare është e suksesshme, prandaj unë mendoj që ka qenë një hap i mirë për në një mënyrë delegimin e detyrave dhe prevenimin që nga hapi i dytë, se hapi i parë është vetë institucionet primare dhe unë mendoj që do të fillohet më lirshëm të merret frymë në QKMF”, deklaroi ai.

    Sejdiu shtoi se Kosova duhet të përgatitet për një rrugë të gjatë me Covid-19.

    “Duke u thirrur në deklaratat e epidemiologëve unë besoj që një rrugë e gjatë është para neve, prandaj ne duhet të mësohemi me këtë gjendje të re dhe të edukohemi me masat e reja dhe mënyrën e sjelljes tonë”, thotë ai.

    Ai thotë se dënimi me burg apo me të holla i atyre që nuk respektojnë masat e Qeverisë, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duhet të shndërrohet në punë të detyrueshme në institucionet shëndetësore.

    Kjo po shihet si zgjidhje adekuate, për shkak se dëmi më i madh në rast të mosrespektimit të këtyre masave bie mbi institucionet në fjalë.

    “Dënimi çoftë me para apo me burg të shndërrohet përpjesëtueshëm me vlerën për ditë pune të detyrueshme në institucionet tona shëndetësore, pasi që dëmi më i madh i bëhet institucioneve tona shëndetësore me rastin e mos respektimit të këtyre masave që janë shumë të thjeshta, kur popujt tjerë mundem me i respektu pse ne nuk mundemi. Në momentin kur t’i rrezikon shëndetin e popullatës automatikisht e rrezikon sistemin shëndetësor dhe pse të ketë tolerancë…Pasi që më shumë kemi probleme financiare se të tjerat, atëherë ideja ime ka qenë pse të mos shndërrohet në punë të detyrueshme në institucionet shëndetësore kemi nevojë me pastru edhe parkun edhe brenda. Unë besoj duke e parë punën e stafit shëndetësor dhe pacientet vetë atëherë do të vetëdijesohen”, thotë ai. /kp/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.