×
  • Lajme
  • Lajme

    SBAShK-u: 300 mësimdhënës që kanë sëmundje të mos punojnë gjatë pandemisë

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Sot është marrë vendimi që mësimi në Kosovë të fillojë nga 14 shtatori.

    Kjo pasi që vendi vazhdon të ketë numër të lartë të vdekjeve dhe rasteve të prekura nga Covid-19, shkruan IndeksOnline.

    E sot është zhvilluar një takim për bashkërendimin e veprimeve në mes të ministrit të Arsimit Ramë Likaj, përfaqësuesve të SBAShK-ut dhe me drejtorët e Arsimit në komunat e Kosovës.

    Pas këtij takimi kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se në vazhdën e përgatitjeve duhet të shikohet mundësia që rreth 300 mësimdhënës që janë të prekur nga sëmundje të rënda, si kanceri, hemodializa, probleme të tjera si ato me mushkëri dhe zemër, të mos dalin në punë. Kjo siç ka thënë Jashari do të ishte fatale për ta.

    Andaj ata janë në pritje që edhe Ministria e Financave të lejoj që një numër prej 1 mijë mësimdhënësve të jenë të gatshëm të punojnë në këtë kohë të pandemisë, duke bërë kështu edhe zëvendësimin e atyre që nuk mund të jenë pjesë e këtij fillimviti shkollor, për shkak të shëndetit të tyre.

    “Qeveria e Kosovës, duhet të lëshoj një kontingjent të hollash për këta mësimdhënës që të dihet mirë nga secila drejtori se cilët janë. Qeveria e ka votuar propozimin e ministrit Likaj, dhe besoj që ministrja e Financave dhe Qeveria duhet të lejoj, ashtu sic ka ndodhur edhe me mantel bardhët. Duhet ditur se kur të merren këta mësimdhënës, nga kush do të paguhen.

    Jashari ka deklaruar po ashtu se i kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse që fillimisht një test tu bëhet mësimdhënësve që janë më dobët nga shëndeti, për të parë nëse janë apo jo të prekur nga Covid-19.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.