
Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që ishte planifikuar të mbahej më 7 maj në Zagreb u shty për shkak të pandemisë nga Presidenca e Kroacisë.
Mirëpo, ai do të mbahet një ditë më herët, por në formë virtuale.
Presidenti Hashim Thaçi tha se është i lumtur që ky samit nuk u anulua dhe e sheh si një mundësi të mirë që BE të rikonfirmojë ndaj Kosovës dhe që të jep sinjale për liberalizim të vizave.
“I lumtur që Samiti i Zagrebit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është ende në plan të mbahet dhe ai do të zhvillohet përmes një video-konference më 6 maj. Kjo është një mundësi e mirë për BE-në të rikonfirmojë perspektivën për Kosovën dhe të jep sinjale për vendimin e vonuar të liberalizimi të vizave”.
Glad that the #ZagrebSummit of the EU & Western Balkans is still on schedule and will take place through a video conference on May 6th. This is a good opportunity for #EU to reconfirm EU perspective for #Kosovo and signal an overdue decision on visa liberalization. https://t.co/E1C1pNo3KO
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) April 23, 2020