×
  • Lajme
  • Lajme

    Salih Ahmeti paralajmëron rritje të rasteve me koronavirus kur të nisin shkollat dhe në vjeshtë

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kosova po vazhdon që të përballet me COVID-19. Megjithatë në javët e fundit numri i rasteve të infeksionit me këtë virus është ulur. Por, shqetësues vazhdon të mbetet numri i personave që nuk po arrijnë që ta mposhtin këtë infeksion. Moshat e prekura që po kërkojnë trajtim në Infektiven e QKUK’së janë të reja

    Në tre muajt e fundit mosha mesatare e atyre që kanë pasur komplikime shëndetësore nga Covid 19 ka variuar prej 4- deri në 50 vjeç. Infektologu i QKUK’së, prof Salih Ahmeti, ka dhënë detaje rreth pacientëve që ai trajton si dhe rreth asaj se çka mund ta presë Kosovën gjatë muajve në vazhdim.

    Vjeshta mund të risjellë sërish përkeqësim të situatës me Covid 19 në Kosovë. Kjo ngase në atë kohë vendi ballafaqohet me viruse të ndryshme pos koronavirusit si dhe me gripin sezonal.

    Infektologu Kosovar, prof, Salih Ahmeti, në një deklaratë për Gazetën Express ka folur për situatën aktuale me virusin Covid 19. Ai thotë se në uljen e numrit të të infektuarve kanë ndikuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për mbajtjen e detyrueshme të maskës jashtë ambienteve të shtëpisë. Por, Ahmeti shprehet se shifrat mund të rriten sërish me nisjen e procesit mësimor në Kosovë.

    “Në uljen e numrit të rasteve kanë ndikuar një sërë faktorësh. Këto masat e reja domosdoshmërish kanë ndikuar që të ulet numri. Por ta presim tash, shkollat pritet të fillojnë mësimin. Shifrat mund të rriten pak. Por edhe vjeshta pritet që të sjellë rritje të numrit të të infektuarve për shkak të viruseve të ndryshme si dhe gripit sezonal”, thotë Ahmeti.

    Megjithatë, ai shprehet se vazhdon të mbetet shqetësues shkuarja në Klinikë e pacientëve që janë prekur nga koronavirusi. Kjo ngase, sipas tij, të prekurit me Covid në fazë shumë të avancuar të sëmundjes po kërkojnë trajtim mjekësor.

    “Në Klinikë po vijnë pacientët në fazë të vonshme me mushkëri të dëmtuara. Si rrjedhojë edhe trajtimi pastaj është më i vështirë”, thotë ai.

    Ahmeti thotë se mosha mesatare e personave që janë të shtrirë në Klinikë në tre muajt e fundit ka qenë 40 deri në 50 vjeç.

    “Kemi persona të moshave të ndryshme. Tre muajt e fundit ka nga ata që na vijnë në moshën 40 apo 50 vjeçare”, shprehet ai.

    E gjatë ditës së djeshme numri i personave të infektuar nga Covid 19 në Kosovë ka qenë nën 100.

    Në 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar ka njoftuar se janë konfirmuar 92 raste të reja me covid-19. Në anën tjetër 115 pacientë e kanë mposhtur virusin, kurse 7 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.

    Ndërkohë, nga 92 raste të reja sot, këto janë komunat me raste pozitive: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

    Aktualisht, vendi ynë ka 14,119 të infektuar, 563 viktima dhe 10,456 të shëruar

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.