×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sa ka rrezik që të infektohemi me koronavirus nga ushqimet që blejmë?

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirusin e ri në Vuhan të Kinës, në fundin e vitit 2019, organizatat kryesore ndërkombëtare të shëndetit kanë nxjerrë rekomandime të ndryshme, për atë se si njerëzit të zvogëlojnë rrezikun e infektimit.

    Një prej gjërave që njerëzit nuk kanë mundur të shmangin – pavarësisht masave izoluese që u vendosën në pothuajse të gjithë vendet e botës – ishte shkuarja në dyqane ushqimore dhe blerja e produkteve esenciale.

    Kjo ka rritur shqetësimin se njerëzit mund të infektohen me koronavirus, duke qenë në kontakt me produktet ushqimore që blejnë. Por, sa ka rrezik që të infektohemi me koronavirus në këtë mënyrë?

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se nuk ka konfirmuar asnjë rast që COVID-19 është transmetuar përmes ushqimit apo ushqimeve të paketuara. Ndërkaq, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se deri më tani, nuk kanë gjetur asnjë të dhënë se prekja e ushqimeve apo konsumimi i tyre, lidhet me infektimin me koronavirus.

    A mund të infektohemi nga ushqimet e blera?

    Sëmundja COVID-19 është një sëmundje që bartet nga njeriu në njeri, kryesisht përmes pikëzave që lëshohen kur një njeri flet, kollitet apo teshtinë. Por, virusi bartet edhe duke prekur sipërfaqe të kontaminuara.

    Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, thonë se megjithatë, infektimi nga koronavirusi përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me virus, nuk është rruga kryesore e transmetimit të këtij virusi.

    “Ka gjasa që një person të preket nga COVID-19 duke prekur sipërfaqe apo objekte që janë të kontaminuara me virus dhe më pas të prekin gojën e tyre, hundën apo edhe sytë. Por, kjo nuk është rruga kryesore e shpërndarjes së virusit. Në përgjithësi, koronavirusi ka shumë pak gjasa të mbijetojë në sipërfaqe, prandaj ka shumë pak gjasa që ai të shpërndahet përmes produkteve të paketuara ushqimore”, thotë ky institucion, që është kryesori në SHBA për parandalimin e sëmundjeve.

    Edhe Komisioni Evropian, përmes një raporti të publikuar mbi sigurinë e produkteve ushqimore gjatë pandemisë COVID-19, thekson se edhe pse kanë gjetur gjurmë të virusit në sipërfaqe të ndryshme të produkteve ushqimore si paketime të kartonit apo të plastikës “nuk ka asnjë të dhënë se paketimet e kontaminuara, që i janë ekspozuar kushteve të ndryshme të ambientit dhe temperaturave të ndryshme transmetojnë infeksionin”.

    Megjithatë, ky Komision, thotë se për të ulur rrezikun nga infektimi përmes produkteve ushqimore, që mund të jenë të kontaminuara me koronavirus, personat që i prekin ato duhet të lajnë duart që të shmangin rrezikun.

    A duhet t’i dezinfektojmë gjërat ushqimore që i blejmë?

    Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA kanë dalë me rekomandime se si duhet të veprojnë njerëzit pasi të blejnë produktet ushqimore.

    Sipas këtij institucioni, nuk duhet të përdoren dezinfektues me përmbajtje alkooli, për të dezinfektuar produktet ushqimore që janë të paketuara me karton apo të mbështjella me plastikë.

    Sa i përket produkteve të freskëta ushqimore, të tilla si pemët dhe perimet, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po ashtu rekomandojnë që këto produkte të mos lahen me sapunë, dezinfektues të duarve, alkool apo me ndonjë produkt tjetër të ngjashëm që ka kimikate.

    “Pemët dhe perimet mjafton që të lahen me ujë të çezmës”, rekomandon ky institucion.

    Rekomandimet gjatë blerjes së ushqimeve

    Megjithatë, Organizata Botëtore e Shëndetësisë kërkon që njerëzit të ndjekin këto rekomandime kur janë në dyqane ushqimore:

    Larja e duarve apo dezinfektimi i tyre me produkte me bazë alkooli para hyrjes në dyqan.

    Mbulimi me bërryl apo me faculetë i fytyrës gjatë kollitjes apo teshtitjes.

    Mbajtja e distancës, të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Nëse nuk ka mundësi të mbahet distanca, duhet të vendoset maska e fytyrës.

    Kur njerëzit kthehen në shtëpi të lajnë menjëherë duart. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë pasi të kenë vendosur në vendet e tyre produktet që kanë blerë në dyqan. /Rel

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Të tjera
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Policia ka bërë të ditur...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua. Në raportin e policisë thuhet se me...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili po hetohet nga policia. Në raportin 24 orësh të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Një person ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.