×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia do të nisë javën e ardhshme testimin e vaksinës anti-COVID në 40 mijë njerëz

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Testimi masiv i vaksinës potenciale të Rusisë kundër COVID-19 do të nisë javën e ardhshme në më shumë se 40 mijë njerëz dhe do të mbikëqyret nga një panel shkencëtarësh të jashtëm.

    Këto ishin detajet e para të publikuara nga zhvilluesit e vaksinës, që po mundohen të shuajnë zërat mes shkencëtarësh për mungesën e të dhënave të publikuara nga Rusia deri tash.

    Vaksina, e quajtur Sputnik V, është lavdëruar si e sigurt dhe efikase nga autoritetet ruse dhe shkencëtarët e vet pas dy muajsh të testimeve në masë të vogël, rezultatet e të cilave ende s’janë bërë publike.

    Por ekspertët perëndimorë kanë qenë më skeptikë duke shprehur shqetësimin për të, para se të testohet ndërkombëtarisht dhe të ndjekë hapat e rregullatorëve për të dëshmuar që është e suksesshme.“Një listë shtetesh janë në luftë informatash kundër vaksinës ruse”, ka thënë Kirill Dimitriev, kreu i Fondit Investues Rus, që po mbështet vaksinën, në një konferencë për media, raporton Reuters.

    Të dhënat e vaksinës do të publikohen në një gazetë akademike më vonë gjatë muajit, ka bërë të ditur ai.Rusia deri tash ka marrë kërkesë për gati një miliard doza të vaksinës nga shtete të ndryshme të botës dhe ka kapacitet për të prodhuar deri 500 milionë doza për vit, ka shtuar Dimitriev.

    Një drejtor i Institutit të Moskës që ka zhvilluar vaksinën, ka thënë se rreth 40 mijë njerëz do të përfshihen në testimin masiv në më shumë se 45 qendra mjekësore në Rusi.Të dhënat do t’i ofrohen Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shteteve të tjera që po konsiderojnë pjesëmarrjen në fazën e fundit të testimeve, ka njoftuar Dimitriev.

    Sputnik V tashmë ka marrë aprovimin e rregullatorëve të brendshëm, duke bërë që Rusia të shpallë publike vaksinën e parë kundër COVID-19.

    Sipas të dhënave të OBSH-së, të paktën edhe katër vaksina tjera potenciale kundër këtij virusi janë në fazën e tretë të testimeve.

    Deri tash në gjithë botën janë regjistruar si të infektuar më shumë se 22.4 milionë persona, ndërsa 788 mijë kanë humbur betejën me virusin. Në Rusi janë regjistruar 939 mijë të infektuar e 16 mijë viktima.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.