×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrustemi: Presidenti ka bërë shkelje të rëndë dhe të shumëfishtë të Kushtetutës

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi thotë se ajo që nuk parashihet në Kushtetutë, nuk mund të zbatohet, raporton Front Online.

    Në një postim në Facebook ai ka shkruar se Presidenti ka bërë shkelje të rëndë dhe të shumëfishtë të Kushtetutës.

    “Këtu nuk ka opsion tjetër veç konstatimit të antikushtetutshmërisë së dekretit të Presidentit nga ana e Gjykatës dhe shkuarja e vendit në zgjedhje. Gjykata përmes kësaj mbron rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë. Nuk mund të justifikohet veprimi i presidentit dhe të mbrohet Kushtetuta njëkohësisht. Këto dyja përjashtojnë njëra-tjetrën.”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Ajo që nuk parashihet me Kushtetutë, nuk mund të zbatohet. Ajo çfarë nuk përmban Kushtetuta, nuk mund të përfshihet me vendime e aktgjykime, e as me nënkuptime presidentësh.
    Kushtetuta nuk parasheh ndonjë afat se kur partia fituese duhet të propozojë mandatarin për kryeministër, sepse qëllimi i hartuesve të Kushtetutës ishte pikërisht lënia e hapësirës për krijimin e qeverisë përmes procesit politik, pra duke e lënë qëllimshëm të hapur afatin dhe duke mos i dhënë të drejtën asnjë institucioni që ta kufizojë atë. Afate të tilla nuk përmbajnë as kushtetutat e vendeve tjera demokratike.
    Gjykata Kushtetuese, ka kompetencë të interpretojë vetëm tekstin që veç ekziston në Kushtetutë, por në asnjë rrethanë nuk mund të zë vendin e kushtetutëbërësit dhe të shkruaj norma të reja, përfshirë këtu edhe caktimin e afateve që nuk ekzistojnë, sepse ky nuk do të ishte interpretim por kushtetutëbërje. Kompetenca e kushtetutbërjes i takon ekskluzivisht Kuvendit të Kosovës.
    Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të ngatërrojnë përgjegjësitë e tyre me përgjegjësitë e deputetëve, kurse kompetencat e Gjykatës të mos ngatërrojnë me kompetencat e Kuvendit.
    Nëse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese veç duan të bëjnë kësi ndryshimesh duhen së pari të bëhen deputetë me ndonjë parti politike, e nga aty të propozojnë amendamente kushtetuese.
    Plotësimi i Kushtetutës me vendime e aktgjykime, do të përbënte ndërhyrje arbitrare në kushtetutë jo nga sovrani dhe përfaqësuesit e tij, por nga Gjykata Kushtetuese. Kjo nuk është kushtetuese, është antikushtetuese. Kjo nuk mund të ndodhë.
    Çështja është e qartë dhe nuk ka alternativë. Presidenti ka bërë shkelje të rëndë dhe të shumëfishtë të Kushtetutës. Këtu nuk ka opsion tjetër veç konstatimit të antikushtetutshmërisë së dekretit të Presidentit nga ana e Gjykatës dhe shkuarja e vendit në zgjedhje. Gjykata përmes kësaj mbron rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë. Nuk mund të justifikohet veprimi i presidentit dhe të mbrohet Kushtetuta njëkohësisht. Këto dyja përjashtojnë njëra-tjetrën.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.