×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritja e rasteve me Coronavirus, reagon presidenti Ilir Meta

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Rastet e shtuara të viktimave dhe personave të infektuar me koronavirus kanë sjellë mëngjesin e sotëm reagimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

    Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi një reflektim serioz dhe strategji konkrete për të vënë në kontroll pandeminë që po merr mijëra jetë njerëzish, shkruan A2 CNN.

    Postimi i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta:
    Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19, veçanërisht të numrit të viktimave, krahasuar me periudhën e fillimit të pandemisë dhe të karantinës, kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent.

    Nevojitet një strategji konkrete afatgjatë, jo sporadike dhe mediatike, për përballimin dhe vënien nën kontroll të përhapjes së kësaj pandemie që po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

    Gjithashtu, është i domosdoshëm një komunikim edhe më intensiv me vendet e rajonit dhe ato të BE, si dhe me OBSH, për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale për orientimin e një strategjie që lejon daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

    Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur, si dhe duke ju uruar shërim sa më të shpejtë gjithë të prekurve, theksoj domosdoshmërinë për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore dhe masave parandaluese.

    Është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të këtyre masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare.

    Në veçanti është e domosdoshme të rritet besueshmëria e menaxhimit të pandemisë, tani kur po hyjmë në pikun e sezonit turistik, në mënyrë që të përfitojmë maksimalisht prej tij.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.