×
  • Lajme
  • Auto
  • Auto

    Rritet numri i rasteve të krimeve kibernetike gjatë pandemisë, cak i hakerëve bizneset

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Tre hakerë të rinj nga Kosova u arrestuan të enjten nga Policia.

    Atyre iu vunë prangat pas një hetim të gjatë të Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike dhe FBI-së.

    Këta persona dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Hyrje në Sistem Kompjuterik”.

    Përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKWEB që ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme.

    Kapiteni i Policisë, Fadil Avdyli ka dhënë detaje për Objektiv lidhur me këtë rast.

    “Meqenëse akoma është rasti në fazë fillestare nuk mund të japim më shumë informata, por ajo që mund të cekim është që ka qenë një hetim më afatgjatë dhe bashkëpunim i ngushtë me FBI-në, kjo ka ndodh në qytetin e Ferizajt kur tre të rijnë janë gjetur në flagrancë duke kryer vepra penale të krimit kibernetikë”, tha Avdyli.

    Avdyli tha se ka rritje rapide të krimeve kibernetike për shkak të pandemisë, por edhe të veprave penale që janë kryer nga internet.

    “Ka një rritje në të gjitha fushat, edhe fëmijët kanë qenë të rrezikuar në këtë rast sepse kanë përdor platforma për mësim, por në këtë rast kanë qenë të rrezikuar edhe nga keqbërës të ndryshëm. Vërehet se ka rritje, por jo aq e theksuar që ndikon në trendin e përgjithshëm. Si raste më të sotififikuar kemi rastet e bizneseve, ndoshta edhe për shkak të çështjes materiale, pastaj individ e raste ndaj platformave online qoftë shtetërore apo private”, shtoi Avdyli.

    E pjesa më e madhe e të dyshuarve për këto vepra kriminale janë të rinj edhe të mitur.

    Kapiteni ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët që mos të bien pre e këtyre mashtruesëve.

    “Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kryesisht nga platformat online, mos të klikojnë linqe dhe lojëra shpërblyese që vijnë nga interneti. Mos instaloni aplikacione të panjohura, shikoni burimin e emalit”, përfundoj Avdyli.

    Ndërkaq, nga muaji shtator i vitit 2019 deri me 31 korrik 2020 nga Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike janë hetuar 43 raste në nivel qendror, kurse është asistuar në 212 raste të cilat janë mundësuar të kryhen nga interneti.

    Sektori për Krimet Kibernetike brenda Policisë së Kosovës ekziston qe nëntë vite dhe përbëhet nga zyrtarët të specializuar të trajnuar nga Qeveria e SHBA-së.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.