×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rriten rastet me covid19, por Shqipëria renditet e fundit në Evropë për testime, 8500 për 1 milion banorë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Me vetëm 8549 teste për 1 milionë banorë, Shqipëria është padiskutim vendi i fundit në Evropë për numrin e testeve të covid-19 në raport me popullsinë, thonë të dhënat e rifreskuara nga Worldometers mbi kronavirusin e ri.

    Madje, vendi i parafundit, Ukraina, e ka këtë shifër dy herë më të lartë se Shqipëria, në rreth 16 mijë teste për 1 milionë banorë. Mali i Zi numëron rreth 22 mijë teste për 1 milionë banorë, Bosnje Hercegovina rreth 29 mijë, Maqedonia e Veriut rreth 31 mijë, ndërsa Serbia, rreth 50 mijë.

    Kosova ndërkohë nuk figuron në listën e vendeve të analizuara nga Worldometers, raporton “scan”.

    Testimet ishin edhe një prej kritereve të Bashkimit Evropian për hapjen ose jo të kufijve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka qenë pikërisht ky kriter ai që duket se ka shkaktuar ndasi brenda Ballkanit Perëndimor. Në Evropë listën e vendeve me më shumë teste për 1 milionë banorë e kryesojnë shtetet me popullsi mjaft të vogël, si Gjibraltari, Monako, Luksemburgu, etj.

    Ndër shtetet me më shumë se 1 milionë banorë, e para në listë është Danimarka, me 191 mijë teste për 1 milionë banorë, pra thuajse 1 në 5 qytetarë i testuar, dhe më pas Britania me rreth 154 mijë teste për 1 milionë banorë. Në botë, Shqipëria është e 131-ta në listë, duke rezultuar edhe mbrapa vendeve si Palestina, Tailanda, Botswana, Kuba, Kolumbia, Gana, etj

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.