×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje në Postën e Kosovës, drejtori i Operacioneve konfrontohet me një punëtor

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Në ndërtesën e Postës së Kosovës, sot në mëngjes ka ndodhur një rrahje ndërmjet drejtorit të Operacioneve, Faton Thaçit dhe një punëtori të kësaj ndërmarrje V.T, raporton Front Online.

    Lajmin e ka konfirmuar kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Salih Morina, duke mos dhënë shumë detaje.

    Ai tha se sot ka ndodhur një incident, arsyet e të cilit nuk i dinë dhe se me rastin po merret Policia e Kosovës.

    “Arsyeje nuk i dimë ne, arsyet i dinë policia d.m.th. ata kanë dhanë deklarata në polici për arsyen e incidentin, të dy ata që ishin në konflikt i ka marrë në pyetje policia gjithashtu edhe dëshmitaret kanë dhënë deklaratat e tyre, incidenti apo konflikti ka ndodhur në ndërtesën e Postës”, tha shkurt ai për Front Online.

    Kujtojmë se Faton Thaçi, i përfshirë në incident ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë nga partia Nisma Socialdemokrate në Qeverinë “Haradinaj’.

    Front Online është në pritje të informacioneve edhe nga Policia e Kosovës të cilët deri më tani nuk kanë dhënë detaje rreth këtij incidenti./Front Online/

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.