×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja brutale në Prizren, policia tregon pse u sulmuan pamëshirshëm dy viktimat

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Dy persona janë sulmuar nga disa persona tjerë sot në mes të rrugës në Lagjen Ortakoll në Prizren.

    Në videon e publikuar nga mediat lokale dëgjohet teksa personat që po godasin me shkelma viktimat bërtasin “o hajn” edhe “a vjedh ma”.

    Sipas Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, personat që shihen edhe në video duke u goditur janë dërguar për ndihmë mjekësore pas lëndimeve.

    “Polica ka marrë një informacion se në lagjen Ortakoll është duke ndodhur në përleshje, në vend kanë dalë njësitet përkatëse. Janë hasur dy viktima të cilat gjatë përleshjes kanë pësuar lëndime ku të njëjtëve iu është dhënë ndihmë mjekësore, rasti është duke trajtuar si lëndim i rëndë. Është njoftuar prokurori dhe hetuesit janë duke u marrë me rast”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi për Gazetën Express.

    Dyshimet e para janë se viktimat kanë kryer disa vjedhjeve, e për këtë arsye ka ardhë edhe deri te përleshja.

    “Janë kryer disa bastisje, është identifikuar si dhe është shoqëruar në stacion policor një i dyshuar. Dyshohet se viktimat janë kryes të vjedhjeve të rënda dhe kjo përleshje ka ardhë mes të dyshuarve. Dyshohet se deri te përleshja ka ardhur për shkak se ju kanë gjetë gjësende që ju kanë vjedh në shtëpi të dyshuarit. Njësitet po punojnë, të gjitha veprimet po merren në bashkëpunim me prokurorin e shteti”, ka deklaruar Gashi.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.