×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rishikimi i buxhetit pritet të kalojë në Kuvend javën e ardhshme?

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shpreson se gjatë javës së ardhshme, do të kalojë buxheti në lexim të dytë.

    Shefi i ekzekutivit theksoi se fondi për rimëkëmbje ekonomike është pjesë e buxhetit prej 385 milionë euro, ku sipas tij gjatë fillimit të finalizohet një gjë e tillë.

    “Ligji i buxhetit, rishikimi i buxhetit ka kaluar në lexim të parë, ka kaluar me sa e di edhe në komisione janë shqyrtuar amendamentet e ndryshme. Unë pres që të hënën ose të martën të finalizohet dhe besoj që gjatë javës së ardhshme duhet të hyjë në seancë për lexim të dytë dhe të përmbyllet. Krahas kësaj e kemi dërguar në kuvend edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku përfshihet ndryshimi i shtatë-tetë ligjeve të ndryshme në nene të caktuara, për të bërë të mundurën zbatimin për pako të rimëkëmbjes ekonomike”, ka theksuar Hoti.

    Kryeministri Hoti pas takimit të komitetit për vlerësimin e situatës me koronavirus, theksoi se Instituti ka filluar të punojë për udhëzimin e Ministrisë së Arsimit për përgatitjet e nevojshme që duhet të të bëjë nga shtatori kur fillon viti i ri shkollor.

    Gastronomët kosovarë kanë paralajmëruar protestë para objektit të Qeverisë gjatë javës së ardhshme.

    Për këtë çështje, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka theksuar se do të takohet me pronarët e lokaleve për të parë një zgjidhje të mundshme të kësaj çështjeje.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.