×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rikthehen jelek-verdhët, Franca përfshihet nga protestat mes pandemisë së Covid-19

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Ripërtërihen protestat e jelek-verdhëve në Paris. Pavarësisht se Franca po përballet me një situatë të vështirë pandemie, me qindra mijëra demonstrues marshuan në rrugë. Nuk munguan as incidentet, teksa policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

    Pavarësisht rasteve në rritje të të prekurve me Covid 19, në Francë është ripërtërirë lëvizja e të ashtuquajturve “jelek-verdhët”.

    Me qindra demonstrues u mblodhën në dy sheshe në Paris, duke marshuar në rrugët e kryeqytetit.

    Nuk munguan as incidentet, ku forcave të policisë iu desh të ndërhynin duke përdorur gaz lotsjellës. Autoritetet njoftuan për 154 të arrestuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

    Protestuesit u ndaluan të hyjnë në një zonë pranë Champs-Elysees, e cila ka qenë skena e trazirave në kulmin e lëvizjes së jelekëve të verdhë gati dy vjet më pare.

    Zemërimi për taksat e karburantit dhe qeverisja e Presidentit Emmanuel Macron nxori qindra mijëra vetë në rrugët e Francës.

    Mobilizimi i ripërtërirë i jelekëve të verdhë, vjen teksa vendi po lufton me një rritje të rasteve të koronavirusit të ri.

    Te enjten Franca shënoi shifrën rekord të 10.000 të prekurve në 24 orë.

    Ndërkohë, kryeministri francez Jean Castex njoftoi planet për të shpejtuar testimin dhe masat e ashpra në qytete të caktuara, por tha se qeveria donte të shmangte një izolim mbarëkombëtar, ashtu siç ndodhi gjatë pranverës.

    Edhe gjatë marshimit, policia vazhdimisht u bënte thirrje protestuesve të respektojnë masat, teksa Parisi është ndër “zonat e kuqe” të koronavirusit dhe ku mbajtja e maskës është e detyrueshme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.