×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi: Shkelzen Gashi nuk i ka mbështetur as në statistika e as në fakte qëndrimet e tij, kjo nuk është hera e parë

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i ftuar në emisionin Raport në KTV, ka komentuar lajmin që bëri jehonë ditëve të fundit, përkatësisht deklaratat e ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, për UÇK-në.

    Selimi ka thënë se nuk pajtohet me ato deklarata, e as nuk është pajtuar më herët me qëndrimin e Gashit për këtë çështje.

    Sipas tij, ai nuk ka dashur të merret me të, meqë tha se epilog kësaj pune i dha Kurti me lirimin e Gashit nga detyra.

    “Distanca ime faktike me Gashin ka qëndruar, duke mos qenë ai në asnjë pozitë në VV”, tha Selimi për mosreagimin e tij. “Gashi nuk i ka mbështetur as në statistika e as në fakte qëndrimet e tij, kjo nuk është hera e parë, as e dyta e as e treta. Por kësaj here ka marrë jehonë, pasi e bëri nga një platformë tjetër, si këshilltar i kryeministrit”.

    Selimi tha se reagimi i qytetarëve dhe të tjerëve ishte i drejt, por shtoi se kjo u përdor edhe për poenë politike.

    Sipas tij, opozita u merakos shumë kësaj radhe, e cila tha se u dëmtua imazhi i UÇK-së, por Selimi kujton edhe kohën kur kjo opozitë dikur e votoi formimin e Gjykatës Speciale.

    “Disa qarqe tashmë bëhen sikur merakosen për UÇK-në, e nuk ishin kur u bë Gjykata Speciale. Ajo Gjykatë e cila po i thërret luftëtarët, po i heton, u ndërtua mbi një raport ku brenda atij UÇK-ja paragjykohet si organizatë që ka bërë krime deri në spastrim”, tha Selimi, duke sqaruar se mendon për oponencën politike.

    Tutje ai foli për rastin e tij në këtë Gjykatë. Tha se nuk di deri në cilën fazë ka mbërritur çështja e tij.

    “Unë kam dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale. Shkuarjen time e kam bërë publike. Atje puna po vazhdon, ka pasur të ftuar shumë para meje, por edhe pas meje. Nga pozicionimi im nuk mund ta di në cilën fazë janë hetimet apo procedurat. S’kam mbrojtës, pasi besoj se nuk kam nevojë për avokat, meqë para se të jem unë i ftuar apo i paragjykuar, e paragjykuar është UÇK-ja, para se të jem një avokat i mirë për vete, do të mbrojë UÇK-në. Nuk do të ndalem asnjëherë së mbrojturi luftën e UÇK-së, pasi ajo ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër”, tha Selimi në emisionin Raport.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.