×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit: Lumezi e ka vetëm një vend punë dhe jo gjashtë

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi, ka reaguar në lidhje me lajmin e medieve ku u raportua më herët se Lumezi ka plotë gjashtë vende punë dhe se paguhet mbi 50 mijë euro në vit.

    Në sqarim thuhet se kryeprokurori Lumezi “e ka vetëm një vend pune dhe si funksion primar e ushtron vetëm pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”.

    Më poshtë komunikata e plotë:

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me anë të këtij sqarimi për media, lidhur me artikullin e publikuar sot më 12.09.2020 në Gazetën Express, me titull “Aleksandër Lumezi me gjashtë vende pune, merr mbi 50 mijë euro të buta në vit”, njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka vetëm një vend pune dhe si funksion primar e ushtron vetëm pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Ndërsa, në bazë të ligjeve në fuqi, Kryeprokurori i Shtetit, sipas detyrës zyrtare “ex officio”, e ka për obligim të jetë i angazhuar edhe si anëtar i bordeve institucionale të fushës së drejtësisë dhe sigurisë, përkatësisht mekanizmave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

    Rrjedhimisht, Kryeprokurori i Shtetit nga buxheti i shtetit e merr vetëm një pagë.

    Ndërkaq nga data 15.03.2018 deri më 15.03.2020 Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka qenë edhe Kryetar i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës i propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Të gjitha këto angazhime të Kryeprokurorit Lumezi janë në harmoni të plotë me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe nuk përbëjnë konflikt të interesit. Kjo dëshmohet edhe me opinionin juridik të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) të dhënë më datë 09.07.2018.

    Bashkangjitur gjeni opinionin juridik të Agjencisë Kundër Korrupsionit;

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për media me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas takimit që patën. Zelensky e...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Një mori vatrash zjarri janë aktive ditëve të fundit në Shqipëri, në mesin e tyre është edhe fshati Skënderbegas i Gramshit. Top...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Pas vendimit të Gjykatës Komerciale – Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga ZRrE, KESCO ju informon se procesi...
    Lajme13 Gusht 2025
    Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj të mërkurën i është bashkuar subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia në Malishevë ka njoftuar se në dy lokacione ka sekuestruar armë. Në Lladroc janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Personat...
    Sport13 Gusht 2025
    Ballkani nga Suhareka është renditur në vendin e 163-të nga gjithsej 415 klube evropiane të futbollit. UEFA ka publikuar listën e re...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Liman Sallauka,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.