×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon KMDLNJ: Vizita e Viola von Cramon në Hagë, ushtrim i ndikimit politik ndaj kësaj gjykate

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), kanë reaguar pas vizitës së raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në Hagë, një ditë pas intervistimit të presidentit, Hashim Thaçi, duke e quajtur vizitën e saj si të dyshimtë për pavarësi nga ndikimi politik.

    KMDLNJ përmes një njoftimi për media kanë thënë se Viola von Cramon qartazi po ushtron ndikim politik në këtë Gjykatë.

    Sipas tyre, linçimi publik që ua bënë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Dhoma e Prokurorit në Hagë, ngjallë dyshime serioze se këta të dyshuar dhe potencialisht të akuzuar më vonë do të kenë një proces gjyqësor fer dhe të drejtë.

    “Me këtë veprim Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon qartazi po ushtron ndikim politik në këtë Gjykatë aq më parë që edhe më herët ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës me anime flagrante politike. Për më tepër, e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese e Dhomave të Specializuara dhe i ashtuquajturi Ombudspersoni i këtyre Dhomave të Specializuara për ndarje të drejtësisë sipas parimit etnik dhe duke mos siguruar drejtësi për pjesën dërrmuese të viktimave ekskluzivisht për shkak të përkatësisë etnike  po e dëshmojnë se janë institucione koti, pa autoritet dhe kundër të drejtave të personave, tash të dyshuar dhe potencialisht të akuzuar”, thuhet në reagim.

    Lexoni më poshtë reagimin e plotë të KMLDNJ-së:

    A ËSHTË GJYKATA SPECIALE E PANDIKUAR POLITIKISHT ?!

    Kohë më parë Hashim Thaçi, president i Kosovës, për katër ditë, u intervistua në një intervistë maratonike nga prokurorë të Dhomave të Specializuara në Hagë pas denoncimit publik të një pamflet propozim aktakuze ndaj tij, Kadri Veselit, ish-kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të PDK-së dhe nëntë të tjerëve, pa emër dhe mbiemër, pa u konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake e që rast të ngjashëm nuk kishte më parë para Gjykatave Ndërkombëtare, hibride dhe kombëtare që merren me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Linçimi publik që ua bënë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Dhoma e Prokurorit në Hagë, pa përmendur emrat e nëntë të tjerëve ngjallë dyshime serioze se këta të dyshuar dhe potencialisht të akuzuar më vonë do të kenë një proces gjyqësor fer, të drejtë dhe të pandikuar politikisht siç parashihet me të gjitha ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e personave që përballen me drejtësinë.

    Këto dyshime për pavarësi nga ndikimi politik  të Dhomave të Specializuara bëhen edhe më bindëse për faktin se Viola von Cramon e që aktualisht është Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, një ditë pas përfundimit të intervistimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas parimit:” të rrahet hekuri sa është i nxehtë…” vizitoi Dhomat e Specializuara në Hagë duke i lavdëruar se janë duke bërë punë të shkëlqyeshme ndonëse që kanë kaluar disa vite kur është votuar dhunshëm në Kuvendin e Kosovës, nuk ka bërë asgjë përveçse ka shkaktuar hasmëri të madhe midis shqiptarëve, ka ndikuar dhe po ndikon 100 për qind në disejnimin e skenës politike në Kosovë sikur që në aspektin ndërkombëtar e ka forcuar shumë Serbinë, duke i dhënë shumë përparësi sidomos në bisedimet, krejtësisht të pabarabarta dhe imponuese me Kosovën. Me këtë veprim Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon qartazi po ushtron ndikim politik në këtë Gjykatë aq më parë që edhe më herët ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës me anime flagrante politike.

    Për më tepër, e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese e Dhomave të Specializuara dhe i ashtuquajturi Ombudspersoni i këtyre Dhomave të Specializuara për ndarje të drejtësisë sipas parimit etnik dhe duke mos siguruar drejtësi për pjesën dërrmuese të viktimave ekskluzivisht për shkak të përkatësisë etnike  po e dëshmojnë se janë institucione koti, pa autoritet dhe kundër të drejtave të personave, tash të dyshuar dhe potencialisht të akuzuar. Këto të ashtuquajtura institucione të ( pa ) varura nuk reaguan as kur u linçuan publikisht Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli . Për këtë arsye KMDLNj kërkon që këto procese të monitorohen nga monitoruesit ndërkombëtarë si dhe ata vendorë që kanë kredibilitet dhe që janë dëshmuar se kanë një përvojë profesionale.

    KMDLNj gjithashtu kërkon që deputetët e Kuvendit të Kosovës të ofrojnë kushte për amandamentimin e Ligjit për Gjykatën Speciale aq më parë  që kjo Gjykatë i është shitur opinionit të jashtëm dhe të brendshëm si Gjykatë e Kosovës e votuar në Kuvendin e Kosovës dhe si pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës në kohën kur 100 % e të të akuzuarve dhe mundësisht të dënuarve do të jenë shtetas të Kosovës dhe shqiptarë kurse 100% të stafit nga gjykata, prokuroria, policët dhe administrata janë ndërkombëtarë e që nuk ka qenë e tillë Gjykata për Krime Lufte në Hapësirat e ish- Jugosllavisë në Hagë e cila nuk ka zbatuar parimin etnik as kur ka arrestuar apo dënuar të dyshuar sikur që as viktimat nuk i ka trajtuar sipas parimit etnik.

    Ka qenë Gjykatë shumë më e drejtë dhe shumë më ekuilibruar, ndonëse ishte themeluar nga Kombet e Bashkuara se kjo Gjykata Speciale që qenka themeluar nga Kosova e as që njohësit më injorantë të këtyre çështjeve nuk e besojnë. Nga aspekti i respektimit dhe zbatimit të universalitetit të drejtave të njeriut dhe drejtësisë për viktima sipas këtij parimi, Gjykata Speciale është shembulli më i keq i mundshëm sepse ndanë dhe siguron drejtësi krejtësisht në mënyrë selektive dhe duke keq-përdorur në mënyrë flagrante të drejtën e të gjitha viktimave për drejtësi dhe detyrimin që të gjithë ata që kanë planifikuar, nuk kanë penguar, kanë urdhëruar apo kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duhet ta marrin dënimin shembullor dhe të merituar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.