Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj ka një udhëzim për Kryeministrin Hoti kur të shkojë në Washington

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po thotë se mirëpret ftesën amerikane për takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator, derisa i ka bërë thirrje kryeministrit Hoti që të ketë një qasje serioze në diskutimet që do të ndodhin.

    Sipas Haradinajt, i cili tashmë e ka bërë të hapur edhe ambicien e tij për t’u bërë president i Kosovës, duhet ruajtur momentumi i lidershipit amerikan.

    “E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Washington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan”, ka thënë Haradinaj.
    Në fund, Haradinaj thotë se SHBA’të janë të vetmit garantues për arritjen e finales me Serbinë për njohje reciproke me kufij të paprekur.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit”, ka përfunduar Haradinaj.

    Kreu i AAK’së kishte kritikuar Hotin për takimin në Washington, për faktin se në takim nuk e kishte marrë Selim Selimin e AAK’së.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për agjencinë e njohur të lajmeve The Associated Press, ku është ankuar për njëanshmëri ndaj Kosovës nga...
    Lajme08 Qershor 2023
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës....
    Lajme08 Qershor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se gjuha e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjuhë...
    Të tjera
    Lajme08 Qershor 2023
    Të reshura të dendura kanë përfshirë disa rajone të Kosovë sot. Si rezultat, kanë pasuar edhe vërshimet, të cilat po raportohen. Express...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi e ka ndërprerë seancën e cila ishte duke u mbajtur e që në rend dite ishin...
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Gazeta prestigjioze britanike The Economist i ka kushtuar një artikull të tërë e mjaft pozitiv kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Ramës....
    Sport08 Qershor 2023
    Karim Benzema është një tjetër i madh i futbollit botëror, pas Cristiano Ronaldos, që do të luajë në Arabinë Saudite. Sulmuesi francez...
    Vip08 Qershor 2023
    Javë më parë ka filluar edicioni i dytë i show-it televiziv “It’s my home”. Mbrëmë ka ndodhur një situatë jo e zakonshme,...
    Vip08 Qershor 2023
    Dy DJ-të e njohur PM dhe Dagz janë bashkuar me reperët Lumi B, Majk dhe Zaza për një projekt të ri muzikor....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.