×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Kam marrë mesazh ta mirëpres Hotin më 3 korrik në Tiranë

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka marrë një mesazh për ta mirëpritur homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hotin, më 3 korrik në Tiranë.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se do të ishte lumtur që të ulej në çdo tryezë për të diskutuar, pasi që sipas tij, u bënë sa vite që ka një degradim të madh në Prishtinë.

    “E kam marr një mesazh për ta mirëpritur këtu Hotin me 3 korrik kështu që do të diskutojmë”.

    “Nuk e ndjej veten të zotin që të mund që t’i ftoj të gjithë së bashku, por do të isha i lumtur të isha në çdo tryezë thjeshtë për të diskutuar”.

    “Është e domosdoshme që gjërat si këto të diskutohen [edhe pse jam një fanatik i barazisë gjinore] mes burrash siç diskutohej – edhe sot mbase aty ku kanë mbetur burra qoftë në Shqipëri, qoftë neper vende tjera”.

    “Unë mendoj që edhe në luftë kur njerëzit luftojnë dhe vriten, ka një moment që bëjnë një armëpushim dhe komunikojnë”.

    “Jemi shumë pak ne për t’u sakatuar në këtë mënyrë, ka një arsye pse jemi sot në disavantazh – ky është fakt në aspektin e çështjes shqiptare, për shkak të asaj që thash, u bënë sa vite që ka një degradim të madh në Prishtinë dhe natyrisht se secili ka përgjegjësinë e vet”.

    “Nuk jam këtu për ta fajësuar askënd. Në këtë proces është Prishtina që udhëheq dhe jo ne sepse në fund të fundit u takon liderëve legjitimë të Kosovës dhe nuk më takon mua”.

    “Unë flas për Kosovën, por nuk flas në emër të Kosovës jo sepse nuk di, por se nuk mundem – nuk më takon”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Erdogan me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sërish qytetarët me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në pritjen shtetërore të organizuar...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryeministri Albin Kurti tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i një qëndrese të paepur të popullit shqiptar ndaj sunduesve...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka kujtuar sakrificat e...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Është mbajtur konferenca e parë shkencore nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Fshati Vranidoll e ka shënuar sot përvjetorin e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të veçantë. Ata sot në kodrën më të lartë...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Një rast i konfirmuar dhe tre të tjerë të dyshimtë me sëmundjen e zgjebes janë regjistruar në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi”...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Qeveria e vendit mbajti një mbledhje festive, në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.