×
  • Lajme
  • Lajme

    Ragmi Mustafa thotë se vota e shqiptarëve në Preshevë u manipulua, tregon pse ata bojkotuan

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët për herë të parë u unifikuan në një listë të përbashkët, kanë siguruar dy ulëse në parlamentin serb, derisa po shpresojnë për të tretën.

    Derisa kjo u konsiderua si arritje e madhe, Kryetari i PDSH-së në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, partia e të cilit nuk mori pjesë në zgjedhje hedh dyshime për amplifikim të votave në kutitë e votimit.

    Mustafa i cili thotë se pjesëmarrja e shqiptarëve në votime ishte shumë e ulët, rreth 5-6%, dyshon se vota e qytetarëve preshevarë është keqpërdorur, shkruan Reporteri.

    “Ne kemi montuar pjesëmarrjen në votime të shqiptarëve dhe ka qenë shumë e vogël, deri diku në 5-6%. Gjithsesi, në kutitë e votimit janë amplifikuar, duke dalë disa qindra herë më shumë vota. T’i vidhet qytetarit të lirë shqiptar vota kështu, kjo gjë ndodh vetëm në vendet afro-aziatike ose vendet e lindjet, dhe në Serbi. Po në Serbi situata nuk është më e mirë, pasi edhe opozita ka bojkotuar zgjedhjet dhe partia e Vuçiç ka dalë e vetme dhe komisionerët e tij ia kanë dalë t’i mbushin kutitë në mënyrë marramendëse”, u shpreh ai.

    Ai ndër të tjera thotë se përkundër se shqiptarët edhe më parë janë përfaqësuar me një deputet në parlamentin serb, nuk është bërë ndonjë arritje e madhe.

    “Ne kemi pasur deputet shqiptar dhe ka qenë për shumë vite, por nuk është arritur asnjë lëvizje për shqiptarët, pasi nuk e kanë akoma të drejtën për të përdorur simbolin kombëtar. Nëse kjo gjë nuk është arritur për 30 vite, ku është ideja që do të arrihet këtë mandat? Nëse duhet zgjedhje për Luginën e Preshevës, të bëhen për parlamentin e Shqipërisë, që të kenë deputetë në këtë parlament dhe atë të Kosovës. Ashtu sikurse kanë nisur serbët deputetë serbë nga territori i Kosovës në parlamentin e Serbisë. Nëse serbe u njihet kjo e drejtë, pse të mos u njihet shqiptarëve kjo e drejtës? Vetëm Serbia di të ngrejë zërin në Këshillin e Sigurimit? Këtë duhet të bëjë edhe qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës, në mënyrë që shqiptarët të thonë hallet e tyre aty ku dëgjon, jo në veshin e shurdhët të Beogradit”, tha Mustafa në një intervistë për oranews.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë për të refuzuar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar pjesërisht mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkë akuzuarve,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, e kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, vendimin e djeshëm të...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Një grua është zhdukur mesditën e së martës në qytetin e Rahovecit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Sulejman Kollari” të...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia në Gjilan ka nisur hetimet për vdekjen e një femre kosovare, e cila është gjetur dje pa shenja jete. Njësitë përkatëse...
    Lajme16 Korrik 2025
    Me anë të një shkrimi tejet emocionues, deputeti i PDK-së Altin Krasniqi, kujton vuajtjet e babait të tij Jakupit, në burgje. Atij...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është rrëzuar mocioni në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Mbrojtja ka kërkuar që të rrëzohen të gjitha akuzat për krimet apo...
    Lajme16 Korrik 2025
    Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të bëhet i ditur vendimi lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse...
    Lajme16 Korrik 2025
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka lavdëruar aktgjykimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, i cili konstatoi se nxjerrja...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.