
Festimet e Bajramit në familjet rome në Gtittingen të Gjermanisë sollën një valë të re infeksioni me Covid 19.
Numri i njerëzve të infektuar brenda dhe rreth qytetit u rrit ndjeshëm në më shumë se njëqind.
Qytetarët janë të zemëruar sepse kjo sjell kufizime të reja.
Pasoja: 86 të infektuar në qytet dhe 18 të tjerë në afërsi, dhe supozohet se numrat do të vazhdojnë të rriten.
Si rezultat, karantina u është vendosur disa qindra njerëzve që kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Tre persona janë të shtruar në spital, njëri prej tyre në frymëmarrje të drejtuar (respirator).
600 deri 700 banorë të tjerë të një kompleksi të ndërtesave Gtittingen ku u zhvilluan këto festime familjare do të testohen këtë javë.
Infeksioni po përhapet përtej kufijve të qytetit, pasi shumë nga të ftuarit kanë mbërritur nga zona dhe pjesë të tjera të vendit.
Një student në shkollë tha se anëtarët e familjes së tij u përqafuan dhe shtrënguan duart gjatë takimit. Sipas administratës së qytetit, shumica e pjesëmarrësve në festimet vijnë nga ish-Jugosllavia.
Policia nuk ka dashur të japë deklarata specifike për ato familje, por është e qartë se ata janë romë nga Kosova thotë Deutsche Ëelle.
Jasna Ceusevic nga Shoqata e popujve të rrezikuar paralajmëron se romët nuk duhet të stigmatizohen si persona që respektojnë masat për të parandaluar infeksionin.
Tani, tha ajo, me rëndësi është tu bëhet e qartë atyre që janë infektuar dhe të tjerëve që dyshohet se janë infektuar sesa i rrezikshëm është ky virus dhe pasojat që vinë nga mosrespektimi i masave.
“Ne të gjithë duhet të mbrohemi, dhe padyshim disa njerëz nga vetvetja, por pa stigmatizim dhe paragjykime,” tha ajo.
Ky kompleks ndërtesash është okupuar nga gazetarët prej disa ditësh, të cilat padyshim nuk kanë pëlqimin e qiramarrësve. Një ekip i një stacioni televiziv privat u sulmua të mërkurën.
“Njerëzit na kërcënuan se do të na shkatërrojnë pajisjet tona. Na gjuanin me sende nga ballkoni” tha kameramani Festim Beqiri.
Një burim i mundshëm shtesë i infeksionit dyshohet se të jetë bërë edhe një shisha-bar që u hap të dielën.
Njerëzi përdornin të njëjtin tub plastik për të pirë nargjile.
Për shkak të përhapjes së papritur të epidemisë, autoritetet e qytetit mbyllën të gjitha shkollat dhe pesë kopshte deri të hënën e ardhshme, sepse ka më shumë fëmijë dhe të rinj midis të infektuarve.
Pas rihapjes, do të prezantohet një detyrim për të mbajtur maska mbrojtëse.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e shumë prindërve dhe drejtorëve të shkollave, të cilat u rihapën tani vonë pas një mbyllje të gjatë.
“Është e frikshme që ka njerëz që mendojnë se rregullat nuk zbatohen për tas ose që rregullat nuk janë në fuqi për ta në kushte të caktuara,” tha një drejtor shkolle.
Ende nuk është vendosur nëse dikush do të jetë përgjegjës juridikisht për përhapjen e papritur të infeksionit. /Oranews/