×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët kundër marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë: E kemi sjell Serbinë në Kosovë

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Qytetarët e Kosovës nuk e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Mospajtimet e tyre kanë të bëjnë me pikën për liqenin e Ujmanit dhe lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

    Për Ejup Dervishollin kjo marrëveshja e cila përmban 16 pika nuk do të duhej të nënshkruhej fare. Ai madje thotë se me këtë marrëveshja tashmë Serbia ka ardhur në Kosovë.

    “Ne nuk po na duket mirë…E kemi sjell Serbinë në Kosovë vetë.. Kalimi i saj nëpër të gjithë Kosovën prej këtu deri në Durrës deri në detin Adriatik”, tha ky qytetar.

    Edhe për Rrahman Rrahmanin marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar javën e kaluar nuk është e kënaqshme për shtetin e Kosovës.

    Rrahmani thotë se përmes këtij dokumenti janë arritur plane të kamotshme të Serbisë.

    “Nuk është për t‘u lavdëruar, por jo edhe aq tepër për tu kritikuar. Por sipas mendimit tim nuk është bash e mirë…Nuk është bash e mirë sepse pikë së pari Ujmani disi po më duket nuk është ndarë bash si duhet, ndoshta edhe nuk është dashur të ndahet fare. Kjo rruga që iu ka dhënë për të rënë në Shqipëri ëndrrat e Shqipërisë dhe Serbisë kjo ka qenë gjithherë dhe e realizuan…Për mua kjo nuk është e kënaqshme as për qytetar as për shtet as për askënd. Ka sjell të mira sepse u fillua një rrugë për të arritur deri tek paqja”, theksoi Rrahmani.

    Ndonëse marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk i duket pozitive për Kosovën Fatmir Sherifi, por ai kërkon më shumë transparencë dhe detaje rreth kësaj marrëveshje.

    “Nuk kisha thënë se të gjitha janë të mira…Dalja në bregdet për shembull nuk e kisha lavdëruar aq shumë edhe shfrytëzimin e Ujmanit nuk është e qartë shumë se çka kanë të drejtë ata serbët me shfrytëzua në Ujman. Me i sqarua gjërat dhe me qenë më transparent në Kuvend kishte me qenë më mirë“, tha ai.

    Kosova ka bërë gabim me këtë marrëveshja thotë edhe Nazmi Binqa. Sipas tij kërkesa kryesore do të duhej të ishte kthimi i trupave të të pagjeturve.

    “Gabim totalisht…së pari ne është dashur me i kërkuar njerëzit tanë që I kemi humbur dhe që i kanë masakruar, i kemi humbur pensionet I kemi humbur të gjitha të drejtat ka 20 vite që jemi si në burg është dashur këto me I kërkuar Hoti e jo vetëm të nënshkruar palidhje” , u shpreh ky qytetar.

    Gjatë ditës së premte Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump kanë nënshkruar marrëveshjen ekonomike e cila u cilësua si historike për vendin.

    Disa nga pikat e marrëveshjes janë edhelidhja e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik, si dhe një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.