×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: Kisha disa emra tjerë si kandidatë për kryeministër kur u propozua Hoti

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Nënkryetari i LDK’së, Anton Quni ka folur lidhur me abstenimin që ka bërë kur në parti është votuar emri i Avdullah Hotit, si propozim për kryeministër.

    Quni ka thënë në emisionin Frontal në T7 se kur është propozuar emri i Avdullah Hotit ai ka pasur si preferencë disa emra tjerë.

    “Mos pritni që unë do të shpjegoj të gjitha ato biseda, janë disa çështje që trajtohen brenda LDK’së, janë shumë normale, fryma demokratike e merr kuptimin kur gërshetohen mendimet e ndryshme, kur është lakuar emri i Avdullah Hotit për kryeministër unë kam preferencë disa emra tjerë. Nuk dot ë ishte korrekte tani me i laku, kryetari jonë është i njohur, të gjithë anëtarët e kryesisë, por, kam fol për emra të cilët ndoshta munden me kontribu që me riparu pak situatën sepse nga kjo situatë ne kemi dal të dëmtuar. Kam mendu që një person i nominuar për kryeministër, duhet të jetë më i pranueshëm edhe nga struktura edhe nga elektorati, është kriju një shpërputhje e opinioneve, sepse gjërat ishin shumë dinamike. Që LDK të del nga kjo situatë sa më pak e lënduar kam menduar që janë disa personalitete që duhet t’i kemi në konsideratë”, thotë ai, teksa shton se nuk dyshon në Hotin si kryeministër, e se e respekton vendimin e kryesisë për këtë temë.

    “Unë nuk dyshoj në lojalitetin e z.Hoti ndaj LDK’së për aftësisë e tij menaxheriale etj etj, po thjesht ka qenë një çështje që kam mëndu se duhet të merret në konsideratë. Kur është bërë votimi unë kam abstenu, por, shumica ka votu që profesori Hoti të jetë kandidat, unë e respektoj vendimin e kryesisë”, thotë ai.

    Nënkryetari i LDK’së, ka folur edhe për raportin që ka me kryetarin e partisë, Isa Mustafën.

    “Është raport normal, njerëzor, profesional, nuk kam asnjë vërejtje”, ka shtuar ai.

    Sa i përket koalicionit me AAK’në e partitë tjera, Quni thotë se ka kërkuar që në dikastere të ketë kuadro profesionale.

    “Edhe kur është fol me koalicionin i kam shpreh rezervat, kam kërkuar që përveç LDK’së që do të ofrojë kuadro kredibile me moral të lartë e profesional, të njëjtën ta bëjnë edhe partitë partnere, kjo ka qenë esenca e tërë qëndrimit tim, thjesht të sigurohen që edhe partnerët të ofrojnë kuadro sa më të mira”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.