×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: FSK-ja deri në vitin 2028 do të jetë e gatshme të zbarkoj jashtë vendit nën ombrellën e OKB-së apo NATO-s

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se ministria që ai drejton ka disa objektiva që synon t’i arrij gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm.

    “Objektivat për vitin 2020-2021 që janë në shërbim të realizimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, përfshijnë disa çështje lidhur me personelin, rikrijimin e njësive të reja, rikonstruktimin dhe riorganizimin e Ministrisë dhe FSK-së, zhvillimin në karrierë… dhe ky proces mbështetet me të gjitha ato nevojat nga fusha e teknologjisë ushtarake që duhet të aplikohen brenda FSK dhe këto së bashku kanë një dinamikë që deri në vitin 2027 që nga autoritetet kryesisht e SHBA-ve çdo njësi veç e veç por edhe FSK-ja në përgjithësi të shpallen si të certifikuara me arritjen e kapaciteteve të plota operacionale”, tha Quni, transmeton Telegrafi.

    Ai shtoi se pavarësisht situatës me pandeminë, operacionaliteti i FSK është i tillë që të garantojë që deri në vitin 2027 do të arrij t’i deklarojë kapacitet e plota që FSK në vitin 2027-2028 do të jetë garantuese e sovranitetit dhe integritetit të territorit të Kosovës, do të jetë plotësisht e gatshme t’i përgjigjet nevojave të autoriteteve civile për asistencë, dhe do të jetë e gatshme të zbarkoj jashtë vendit nën ombrellën e OKB-së apo NATO-s.

    “Për çdo objektiv është një angazhim i veçantë, sepse kërkon angazhim dinamik të diplomacisë së jashtme, ekspertizë të lartë të FSK dhe besueshmëri te komuniteti ndërkombëtar që ne jemi një forcë që garanton paqen dhe sigurinë dhe në një të ardhme të afërt jemi të gatshëm edhe në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare që kudo ku kërkohet asistenca jonë ne me profesionalizëm të ofrojmë asistencë në çdo regjion edhe jashtë kufijve të Kosovës”, tha Quni.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    “Serbia pas Vuçiqit është diskutuar për një kohë të gjatë, jo vetëm në Europë, por edhe në vetë Serbinë dhe, me sa...
    Lajme29 Maj 2025
    Drejtori i ZRrE-së ka folur për protestën e bizneseve të mbajtur sot në hyrjet e Prishtinës. Ai ka thënë se pavarësisht gjithë...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, ka pritur Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në Këshillin e Përhershëm...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vizituar sot Defender Europe ’25,...
    Lifestyle29 Maj 2025
    Dashi Horoskopi i datës 29 maj 2025 nga Christine Haas Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bash aka thënë se vendimi për daljen në tregun e lirë “nuk i ka zënë krejt në...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas kërcënimeve të fundit ndaj presidentes, Vjosa Osmani. Në një postim në Facebook, ai...
    Lajme29 Maj 2025
    Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë nga qindra pronarë biznesesh kundrejt vendimit të daljes në...
    Sport29 Maj 2025
    Drita njofton për ndarjen me Florjan Smakiqin. Klubi gjilanas zbuloi se portieri kosovar e ka gjetur një ekip tjetër dhe “Intelektualët” e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.