×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ua lë në dorë komunave të vendosin se si do ta nisin vitin e ri shkollor

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka organizuar sot një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës dhe drejtorët e Departamenteve Komunale të Arsimit, ku është diskutuar për përgatitjet finale për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

    Në këtë bashkëbisedim morën pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u përfaqësua nga Merita Koçinaj – Berisha, e cila njëherësh është edhe prorektore e Universitetit të Prishtinës.

    Kryeministri Hoti, me këtë rast, kërkoi nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për ta filluar sa më mbarë vitin e ri akademik, duke i marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19.

    Ndërsa, ministri Likaj theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve. Ai paraqiti tre skenarët e kësaj ministrie për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilët janë rikthimi në ambientet shkollore, mësimi i kombinuar, dhe mësimi nga platformat e ndryshme.

    Në këtë takim, pjesëmarrësit u pajtuan që opsionet e MASH-it të shndërrohen sa më parë në vendime dhe si të tilla t’u dërgohen Departamenteve Komunale të Arsimit, të cilat, varësisht nga kapacitet që kanë, duhet të përcaktohen se cilin opsion do ta zbatojnë në komunën e tyre.

    Sidoqoftë, mbizotëroi qëndrimi se, sidomos për klasat e ulëta, prioritet t’i jepet mundësisë së pjesëmarrjes fizike të nxënësve në procesin mësimor, nëse këtë e mundësojnë kushtet epidemiologjike. /

    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2025
    Presidentja, Vjosa Osmani po qëndron në Vjenë për vizitë zyrtare. Osmani ka pranuar sot “Çmimin për Evropën” nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi....
    Lajme12 Maj 2025
    Një qytetar nga Peja, ka paralajmëruar ditën e sotme, përmes rrjeteve sociale se do të bëjë vetëvrasje. Burimet e IndeksOnline mësojnë se...
    Lajme12 Maj 2025
    Ambasada Gjermane në Kosova ka pritur sot për vizitë kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova. Përmes një shkrimi në...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët me KFOR-in, i cili është zhvilluar në zonën e veriut të...
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Para një audience me mbi 6.000 mijë gazetarë, Papa Leoni XIV, bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur në mbarë botën....
    Lajme12 Maj 2025
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka ndarë mesazhin kryesor që zëvëndësi i tij ia përcolli Kurtit në takim me ambasadorët e Quint-it. Mesazhi...
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Nga mbi 10 mijë zarfe të votës së diasporës të numëruara deri tani, Partia Socialiste kryeson me një rezultat të thellë ndaj...
    Lajme12 Maj 2025
    Një ditë para tentativës së 15-të për konstituimin e Kuvendit në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin, e ftuar ishte deputetja e AAK-së,...
    Lajme12 Maj 2025
    Nën organizimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot u mbajt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.