×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti vlerësohet si jo-legjitime/ Zgjedhje të reja apo riformatim?

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Kosova po përjeton një realitet të ri politik pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Me një qeveri e cila ka vetëm 61 deputetë duke përfshirë edhe votat e Listës Serbe dhe pa presidentin si institucion kyq në politikën e jashtme, Kosova ka hyrë në një fazë të re të dialogut me Serbinë.

    Por, ekspertët e politikës po e shohin si jo-legjitime qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    Sipas njohësve të çështjeve politike, ekzistojnë dy mundësi që qeveria aktuale të rikuperojë legjitimitetin e saj pas situatës së krijuar me publikimin e aktakuzës së pakonfirmuar ndaj presidentit të Kosovës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Zgjedhje apo riformatim i qeverisë?

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi takimin e parë dialogues me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel nën monitorimin e Bashkimit Evropian, por ky takim u vlerësua si i pabarabartë.

    Shkodran Ramadani, njohës i çështjeve politike shprehet se riformatimi i qeverisë nëpërmjet përfshirjes së Partisë Demokratike të Kosovës në qeveri ose zgjedhjet janë dy mënyrat e vetme që Kosova të ketë një qeveri legjitime.

    Sipas Ramadanit, është e mundur të PDK-ja të jetë pjesë e qeverisë për shkak të marrëveshjes eventuale midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Për shkak që tani Kosova është në dialog me Serbinë me aktakuzën ndaj presidentit Thaçi i cili ka qenë njëri ndër personat kyq nëse jo më i rëndësishmi i dialogut dhe qeveria Hoti me presidentin Thaçi kishte një lloj stabiliteti por me ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit dhe me një qeveri gjysmake që varet nga votat e Listës Serbe kërkohet një ri-formatim i qeverisë, qoftë përmes zgjedhjeve qoftë përmes riformatimit të qeverisë nëpërmjet PDK-së si pjesë të saj, kjo është e vetmja mënyrë që të rikuperohet pak ky jo-stabilitet institucional dhe pa zgjedhje të reja dhe pa PDK-në në qeveri, kështu nuk mund të vazhdohet dialogu sepse Hoti nuk e ka as shumicën shqiptare që është e domosdoshme për shkak të një marrëveshje që mund të arrihet në Bruksel”, thotë Ramadani për lajmi.net.

    Më tutje, Ramadani shprehet se Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e qeverisë së përfolur gjithëpërfshirëse.

    Ramadani më tutje shton se Kosova ka nevojë për përfaqësim legjitim në dialog me Serbinë dhe shton se qeveria aktuale varet nga votat e Listës Serbe dhe kjo e fuqizon edhe më tepër Vuçiqin.

    “Përfshirja e PDK-së në qeveri është njëra nga dy variantet që ofrojnë zgjidhjen për stabilitetin e kërkuar në këtë qeveri. Vetëvendosje nuk e besoj në asnjë variant që mund të përfshihet dhe e vetmja parti nga opozita që mund të përfshihet në qeveri është PDK-ja. Kjo i duhet Kosovës që të ketë përfaqësim legjitim në dialog sepse kjo qeveri që varet nga votat e Listës Serbe, nënkupton që Vuçiqi do të ketë një qeveri e gjysmë, një në Serbi dhe një gjysmë në qeverinë e z.Hoti në Kosovë”, tha Ramadani.

    Njëjtë si Ramadani mendon edhe eksperti i politikës Blerim Burjani. Ai thotë se një dalje nga kriza mund të jetë përfshirja e PDK-së në qeverisje.

    Burjani thotë se kjo mund të ndodhë në rast të ndonjë presioni ndërkombëtar ose nëse aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit hudhet poshtë në mungesë të provave.

    “Qeveri gjithëpërfshirëse mund të bëhet në këtë lloj modeli qeverisës mundet të jetë vetëm PDK, nëse ka ndonjë presion ndërkombëtar ose të hudhet poshtë aktakuza ndaj Thaçit. Mund të ndodh moskonfirmimi i aktakuzës ndaj Thaçit në mungesë të provave bindëse dhe argumenteve legale, Thaçi mund të lirohet nga aktakuza deri në tetor të këtij viti ose më herët.”, tha Burjani për lajmi.net.

    Sipas tij, qeveria aktuale është e dobët dhe me defekte profesionale.

    Burjani shprehet se një qeveri e kompozuar nga të pavarurit do të ishte shumë më kredibile, derisa thekson nevojën për riformatim të qeverisë sa më parë që është e mundur.

    “Kjo qeveri është e dobët me përplot defekte profesionale qëk anë njerëzit që janë emëruar ministra e që janë jo-kompetent për resorte, duke filluar nga MPJ që Kosova nuk ka njeri kredibil, të aftë, njohës të mirë të rrethanave regjionale dhe ndërkombëtare, zëvendëskryeministra jo-kompetent dhe entuziast për t’u marrë me politikë dhe disa ministra jo-profesional, për të ardhë keq. Kjo qeveri të ishte kompozuar nga të pavarurit do të ishte shumë më kredibile dhe profesionale, pra Kuvendi duhet me u marr me këtë qeveri për t’u rikompozuar sa më parë.”, tha Burjani për lajmi.net.

    Ditëve të fundit është përfolur shumë në media për një përfshirje eventuale të Partisë Demokratike të Kosovës në qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, por një gjë e tillë është mohuar nga PDK-ja.

    Madje sot, PDK-ja nëpërmjet një konference për media ka kritikuar ashpër kryeministrin Hoti dhe qeverinë e Kosovës në qasjen e saj ndaj dialogut, rimëkëmbjes ekonomike dhe menaxhimit të situatës me pandeminë.

    Në anën tjetër, legjitimiteti i kontestuar i qeverisë Hoti po jep sinjale se në Kosovë mund të ketë zhvillime edhe më dramatike politike, por mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodh.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.