×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti largon nga projektligji për buxhet 500 mijë euro për ndërtimin e shtëpive në Veri

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Banorët shqiptarë të lagjeve në Veri të Mitrovicës po ankohen që nuk po kanë përkrahje nga shteti.

    Të njëjtit ende nuk po ndihmohen për ndërtimin e shtëpive të tyre. E qeveria Hoti, tashmë ka larguar nga projektligji për buxhet 500 mijë euro që ishin menduar për ndërtimin e shtëpive në Veri.

    Por, derisa për shqiptarët s’po bëhet asgjë në këto anë Qeveria e Serbisë po ndihmon komunitetin e tyre.

    Këto shtëpi tash e sa vite kanë mbetur në gjysmë.

    Banorët e Mitrovicës Veriore asnjëherë nuk mundën t’i vendosnin nën kulm këto mure.

    E vetëm pak metra më larg, në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore janë shtëpitë e shqiptarëve të ndërtuar nga komuna e qeveria e atëhershme.

    Para dhjetë viteve në vendlindje të tij ishte kthyer edhe Hafiz Mehmeti.

    Me ndihmën e qeverisë e komunës atij e familjes i është ndërtuar shtëpia.

    Prej jugut ai ishte kthyer në veri në truallin ku kishte shtëpinë para luftës.

    Por që nga ajo kohë nuk është bërë shumë për banorët këtu.

    Kësisoj ato ndihen të braktisur nga shteti.

    Sipas tyre, banorët shqiptar në këtë anë po i shesin pronat e tyre e po kalojnë të jetojnë në Jug.

    E para për ndërtim në veri nuk shihen në projektligjin për buxhetin i cili u votua në lexim të parë të hënën.

    Qeveria Hoti i ka larguar 500 mijë euro investime që ishin paraparë për investime në ndërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës.

    Hoti thotë që kjo çështje do të ngritet në komisionin për buxhet të martën.

    Televizioni ka pyetur për këtë çështje qeverinë Hoti e ministrinë e financave por nuk ka marrë përgjigje.

    E investime në lagjet e veriut po shihen nga ana e Qeverisë së Serbisë.

    Banorët prapa kamerave i kanë thënë televizionit se kohën e fundit gati në çdo lagje po ka ndërtime të banesave për serbët që jetojnë këtu.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.