×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti, e dyta nga numri i zëvendësministrave në 13 vjetët e fundit

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet brenda koalicionit dhe të spektrit politik në përgjithësi, teksa ky ekzekutiv ka numrin e dytë më të madh të zëvendësministrave në 13 vjetët e fundit.

    Kështu po vlerëson Grupi për Studime, Juridike dhe Politike në raportin për 100 ditët e para të udhëheqjes së Qeverisë Hoti.

    Drejtoresha ekzekutive, Arbëresha Loxha, tha se përkundër faktit që LDK-ja në fushatë zgjedhore pati premtuar një qeveri të vogël me 12 ministri, ajo ka përfunduar duke dyfishuar numrin e zëvendësministrave.

    “Me emërimin e 46 zëvendësministrave ne vlerësojmë se është qeveria e dytë me numrin më të madh në 13 vitet e fundit në Kosovë. Kabineti i qeverisë Hoti karakterizohet me pabarazi të madhe gjinore, në 16 ministri ka vetëm 3 ministre dhe zëvendësministre vetëm 8”, tha Loxha.

    Sipas saj, kjo Qeveri ende nuk ka ofruar asnjë perspektivë të reformave.

    “GLPS vlerëson se nuk ka pasur asnjë iniciativë serioze për shkapjen e institucioneve të drejtësisë. Nuk kemi pse ne të hartojmë reformë të drejtësisë, ku subjekt i reformës do të jenë krerët e drejtësisë. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zvogëluar shpenzimet”, ka shtuar Loxha.

    Ndërsa, menaxherja e programeve të GLPS-së, Njomza Arifi, tha se qeveria aktuale ka dështuar të bëjë testime për qytetarët për COVID-19.

    “Dialogu është shoqëruar me mungesë të transparencës, edhe nga ato në Bruksel por edhe në Uashington qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet dhe konsensus të spektrit politik. Ministria e Punëve te Jashtme ka kryer praktikat e dobëta diplomatike në interes të partive në pushtet”, tha ajo. /KSP/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:25, QMF në Zubin Potok është informuar për një person pa shenja jete...
    Lajme28 Maj 2025
    Zgjedhjet e mbajtura më 23 shkurt në Gjermani kanë prodhuar institucione të reja. Qeveria Federale do të drejtohet nga kancelari 69 vjeçar,...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka përditësuar postimin në Facebook për një operacion të kërkim- shpëtimit. Në njoftim thuhet se janë...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ekipet e tyre janë aktivizuar në një operacion kërkim-shpëtimi pas njoftimin për një person...
    Opinione28 Maj 2025
    Le të shpresojmë që Donaldi është i tërbuar nga inati dhe do të godasë atje ku Putinit i dhemb më shumë. Burimi:...
    Lifestyle28 Maj 2025
    Një filxhan qumësht në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se bizneset në vend nuk do të ndalen vetëm me një protestë...
    Lajme28 Maj 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditura detajet e protestës së nesërme që do të bllokojë hyrje-daljet kryesore në kryeqytet. Lokacionet...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën që nesër do të mbajnë bizneset në vend për dy...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.