×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria e Shqipërisë merr vendim: Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se qeveria ka vendosur që maskat të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura.

    “Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të Covid-19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit”, tha Manastirliu.

    Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektorateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lek të reja për çdo thyerje të rregullit.

    Ministrja e Shëndetësisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e kësaj mase që ndërmerret me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

    “Detyra dhe qëllimi ynë kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi, kemi miratuar edhe këtë Akt Normativ dhe për të cilin kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve. ‘Sakrifica’ që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit”, tha Manastirliu.

    Gjatë komunikimit për publikun, Ministrja Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor po përgatitet për t’i bërë ballë kësaj situate.

    “Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë në QSUT”, tha Manastirliu. Duke deklaruar se në vendin tonë ka aktualisht një situatë epidemiologjike me përhapje komunitare në disa bashki, Manastirliu tha se hapëm përsëri spitalin e dytë Covid, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të pacientëve, si pasojë e shtimit të numrit të infeksioneve.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e ka shpërndarë sërish qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për kufizimet e...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Siç...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Seanca e parë plenare e Kuvendit të Shqipërisë pas zgjedhjeve të 11 majit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, për FrontOnline ka thënë se se vota e tij për kryetar të Kuvendit...
    Lajme29 Maj 2025
    Në skenën politike kosovare ka nisur të qarkullojë gjerësisht ideja e një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Nismës Socialdemokrate....
    Sport29 Maj 2025
    Bazuar në grafikën zyrtare të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve 2025/26, Drita, kampione e Kosovës, tashmë e ka mësuar...
    Kronika29 Maj 2025
    Policia e Ferizajt ka ndaluar sot një 21-vjeçar nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës dhe posedim të lëndëve narkotike. Sipas...
    Lajme29 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 29 majin si një nga momentet më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, në mbledhjen e mbajtur në Vjenë gjithashtu ka folur edhe për sulmin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.