×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës bën thirrje për qetësi: Lufta e popullit të Kosovës dhe UÇK-së ishte e drejtë

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për medie ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qetësi, pas njoftimit të publikuar nga Prokuroria Speciale se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Në komunikatë theksohet se askush nuk mund të cilësohet fajtor pa një vendim përfundimtar të gjykatës dhe se Qeveria beson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli. Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës. Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi. Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit”, thuhet në komunikatë.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar të mërkurën pasdite se i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte.

    Veseli gjatë konferencës për medie i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit të Prokurorisë Speciale për kinse krime dhe pengim të punës së Gjykatës Speciale.

    Lideri i PDK-së tha se në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mos mbajtje të fjalëve në procesin e fundit zgjedhor,...
    Lajme14 Mars 2025
    Inspektorati Policor të Kosovës, kanë rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri rast në Gjakovë kurse rasti tjetër në Prishtinë. Nga IPK...
    Lajme14 Mars 2025
    Dy të reja nga Gjilani, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, kanë humbur jetën tragjikisht pas një askidenti të rëndë me veturë në...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat e tjera...
    Vip14 Mars 2025
    Dita e sotme ka qenë me vizitorë të ndryshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Dita e...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Evropian, vlerëson hapat e Shqipërisë drejt BE-s me çeljen e...
    Lajme14 Mars 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja, transmeton Periskopi. Sipas Gjykatës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër KQZ do të mbajë mbledhje e ku në rend dite do të jetë...
    Lajme14 Mars 2025
    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.