×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeriqi: Gjykata Speciale bëri skandal pasi e kuptoi se nuk ka argumente për të gjykuar luftëtarët e UÇK-së

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se në Kosovë e kanë kryer punën gjykatat ndërkombëtare.

    Qeriqi në RTV Dukagjini ka thënë se është turp për Gjykatën Speciale që të bashkëpunojmë me kriminelë serb të luftës.

    Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së ka thënë se shumë dëshmitarë të Speciales kanë shpifur në deklaratat e tyre dhe sipas tij këtë gjë tashmë e ka kuptuar edhe vet Gjykata.

    “Edhe Gjykata Speciale e ka kuptuar se nuk ka bazë dhe argumente për ta gjykuar ndonjë luftëtarë të UÇK-së…Në Kosovë kanë vepruar Gjykata e Hagës e janë kryer disa procese nga gjykatat e EULEX-it, që shumë persona pasi i kanë marrë nën hetim i kanë liruar si të pafajshëm. Tash këta [Gjykata Speciale] duke i pasur parasysh këto fakte janë detyruar të bëjnë këtë skandal”, tha ai.

    Qeriqi thotë se është parë edhe më herët se Gjykata Speciale ka ndikim politik ashtu siç është parë edhe me rastin e Thaçi.

    “Unë jam i sigurt se me dëshirën e tyre as zoti Thaçi e as zoti Veseli nuk do ta kishin votuar Gjykatën Speciale por kanë pasur presion të madh nga ndërkombëtarët për ta bërë një veprim të tillë”, tha ndër të tjera Xhevdet Qeriqi.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ditëlindjen e 90-të të Ambasadorit William Walker, e cila u mbajt në qytetin...
    Lajme01 Qershor 2025
    Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka...
    Lajme01 Qershor 2025
    Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kundërshtive të mëdha nga komuniteti i bizneseve në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga sot, më 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ambasadori William Walker e ka festuar ditëlindjen në Kosovë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar sot ambasadorin Walker me rastin e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 dhe 3 qershor do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.