×
  • Lajme
  • Lajme

    Qentë endacak ia sulmojnë djalin 12 vjeç, qytetarja nisë procedurat për padi ndaj komunës së Prishtinës

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Një qytetare e Prishtinës nëpërmjet një postimi në Facebookun e saj ka thënë se viktima e radhës e qenve endacak ka qenë djali i saj 12 vjeçar.

    Vlora Konushevci ka përmendur disa raste kur qentë endacakë kanë sulmuar qytetarët, duke thënë se sot në orën 11:15 ata ia kanë sulmuar djalin 12 vjeç.

    Ajo, ka ftuar qytetarët që kanë pasur përvoja të tilla që t’i bëjnë faktet së bashku dhe ta padisin komunën e Prishtinës.

    Ky është postimi i saj: 

    Unë s’kam nevojë për alarm! Gjumin ma nxjerrin hungërimat e llavës së qenve endacak, agresivë dhe të shumtë në numër. “Shihni plagët e 9 vjeçares që u sulmua nga qentë endacak”, “Një punëtorë i “Pastrimit” sulmohet nga qentë endacak”, “Qentë endacak sulmojnë dy qytetarë në shesin “Zahir Pajaziti”, “Sulmohet nga qentë endacakë dhe merr lëndime trupore – Komuna e Prishtinës nuk ia mori parasysh ankesën”, “Qentë endacakë uzurpojnë Prishtinën”. Këto janë veç disa nga rastet e raportuara në media këta dy muajt e fundit. Sot, në orën 11:15, edhe djali im 12 vjeç është sulmuar nga qentë endacak. Njëri prej tyre e ka kafshuar për të cilën gjë është dashur trajtimi mjekësor. Djali ka qenë veç vet duke u kthyer prej ushtrimeve në rrugën C. Fati i tij që ishte mesi i ditës dhe disa punëtorë të ndërtimtarisë i kanë dalë në ndihmë, duke shpëtuar nga lëndimet më të mëdha fizike, teksa për pasojat psikike s’po flasë. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku e dërgova për trajtim, mjekja më tregoi që çdo ditë i pranojnë nga 4-5 raste të fëmijëve që sulmohen nga qentë endacakë vetëm në atë lagje (Mati 1).

    Kryetar

    Shpend A. Ahmeti, a duhet me vdekë ndonjë fëmijë që ju me marr masa për këtë fenomen të rrezikshëm? Sa fëmijë apo pleq duhet me u lëndu apo rreziku për jetë që ju me reagu? Në veçanti kur tash do të fillojë procesi mësimor dhe fëmijëve u fillon mësimi në 7:30!
    Bashkëqytetarë të dashur, me anë të kësaj letre publike ju ftoj të gjithë ju që keni pas përvoja të tilla të më kontaktoni në mënyrë që t’i bëjmë bashkë faktet, të angazhojmë një avokat bashkërisht dhe ta padisim komunën e Prishtinës! /Lajmi.net/ 

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit. Selmanaj,...
    Lajme17 Mars 2025
    Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur...
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.