×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozim aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit pritet të ngadalësojnë dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ngadalësohet në tentim të arritjes së një marrëveshje finale. Propozim aktakuza për krime lufte ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli po konsiderohet se ka ndryshuar procesin dhe vet efikasitetin e dialogut.

    Ani pse kryeministri, Avdullah Hoti po vazhdon të përsërisë se dialogu shumë shpejtë pritet të rifillojë, analisti politik, Ramush Tahiri thotë për KosovaPress, se dialogu është ndërprerë të paktën për 1 vit.

    Sipas tij, kryeministri Hoti nuk e ka legjitimitetin e përfaqësimit e as legalitetin, pas tërheqjes së mundshme të presidentit Thaçi prej delegacionit kosovar.

    “Dialogu është ndërprerë për 1 vit, për këtë jam shumë i sigurt. Kosova s’ka nevojë të shkojë në dialog… Kosova nuk do të shkon në takimin me Makronin në korrik sepse nuk ka autoritet me të cilin bisedon. Kosova mund të shkon nëse gjyqtari e heq propozim aktakuzën ndaj presidentit me arsyetimin që thash sepse përgjegjësia komanduese e UÇK-së nuk është në këtë nivel. Në nivel të shtabit dhe anëtarë tjerë që si kanë përmend, por nënkuptohet. Avdullah Hoti si e tha mirë edhe Isa Mustafa nuk mund të shkojë në bisedime me përfaqësu Kosovën si kryeministër nëse ia kanë heq presidentitin në këtë formë dhe këtë mënyrë. Se ka as legjitimitetin e përfaqësimit e as legalitetin”, thotë ai.

    Ndërsa, analisti tjetër politik, Besnik Vasolli thotë për KosovaPress, se dialogu nuk mund të stopohet, por rrethanat e reja politike do të ngadalësojnë dialogun me Serbinë.

    “ Me stopuar është fjalë e madhe, por sigurisht do të ngadalësojë të themi më së paku. Në Kosovë tani duhet të ketë një konsensus, që është dashur edhe më herët të kemi, por tani jemi edhe më shpërndarë të them ashtu në këtë temë. Dialogu nuk ka alternativë, duhet të vazhdojmë me dialogim, por para se të rifillojmë dialogun duhet të shikojmë brenda neve se çfarë dëshirojmë të arrijmë, çka dëshirojmë të arrijmë dhe si të negociojmë”, thotë ai.

    E sipas drejtorit të institutit “Epik”, Demush Shasha dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë në asnjë formë pa pasur një përkrahje të gjerë prej 2/3 në Kuvendin e Kosovës.

    Shasha: Dialogu nuk duhet të vazhdojë me Serbinë në asnjë formë përderisa mungojnë një përkrahje e gjerë politike në Kuvendin e Kosovës

    “Konsiderojë që dialogu nuk duhet të vazhdojë me Serbinë̈ në asnjë formë përderisa mungojnë një përkrahje e gjerë politike në Kuvendin e Kosovës prej 2 siç kërkohet në bazë të nenin 18.1 të Kushtetutës së Kosovës. Është e pamundshme të zhvillohet dialogu me Serbinë në mungesë të një konsensusi politik”, thotë ai.

    Për shkak të propozim aktakuzës të Prokurorisë Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ka dështuar takimi me palën serbe më 27 qershor në Uashingiton. Derisa nuk dihet a do të mbahet Samiti i Parisit për dialogun në javën e tretë të këtij muaji.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kanë pranuar policia ka pranuar denoncime për shkeleje të ndryshme nga ngasës të...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.