×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria e shtetit, për 24 orë 37 aktakuza kundër 45 personave

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Prokuroria e shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 37 aktakuza kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale.

    Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar trembëdhjetë 13 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy 2 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 7 aktakuza kundër 9 personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 3 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person të dyshuar.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur 6 aktakuza, kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 6 aktakuza kundër 9 personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.