×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria deklarohet për akuzat e Thaçit se Kurti, Sveçla e Abazi kanë hyrë në dhomën e Përgjimeve në Telekom

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Prokuroria e shtetit është aktivizuar pas deklaratës që mbrëmë e dha presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për kreun e qeverisë në detyrë, Albin Kurtin dhe dy vartësit e tij, Haki Abazin dhe Xhelal Sveclën.

    Për Gazetën Express nga Prokuroria Speciale kanë deklaruar se janë në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elemente të veprës penale.

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbrëmë ka deklaruar se për tri ditë me radhë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij, Haki Abazin e u.d e detyrës së Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclës kanë qëndruar në dhomën e përgjimeve në PTK.

    “Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Svecla, kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, tha mbrëmë Thaçi.

    Për këtë deklaratë të presidentit ka folur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Sipas tij, kjo dekalratë e presidentit është gënjeshtër, e me këtë temë ai ka kërkuar që të merret prokuroria e shtetit.

    Në një përgjigje, Ekrem Lutfiu, Zëdhënës në Prokurorinë Speciale të Kosovës ka deklaruar se janë në fazën e grumbullimit të informacioneve për të parë nëse ekzistojnë elemente të veprës penale.

    “Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka deklaruar Lutfiu.

    Lidhur me deklaratën e presidentit, sot nuk ka dashur të flasë Svecla, kur është pyetur nga mediat.

    Express ka dërguar pytje edhe në qeveri për të parë nëse Kurti do të ushtrojë padi për shpifje ndaj presidentit. Deri në momentin e publikimit të lajmit, të njejtët nuk kanë kthyer përgjigje.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.