×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritet zgjerimi i koalicionit, PDK-ja ka vendosur t’i bashkohet Qeverisë Hoti

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Express mëson se brenda PDK-së po diskutohet përfshirja në Qeverinë Hoti. Por, kur pyeten zyrtarisht kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar, përveç përgjigjeve zyrtare që i ka dhënë zyra për media e partisë.

    Dorëzimi i aktakuzës ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, prej Prokurorisë Speciale, ka trazuar qetësinë në të cilën dukej se është kjo parti. Përveç që, siç ka raportuar Express dje, po diskutohet mundësia që Veseli të zëvendësohet me një kryetar të ri, nëse i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, aty po diskutohet edhe për ndryshime të tjera.

    Gazeta Express mëson se dy javët e fundit, brenda kësaj partie kanë nisur diskutimet për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Avdullah Hotit, në partneritet me AAK-në, Nismën dhe minoritetet.

    Zyrtarë të lartë të PDK-së, të pyetur se a po e negociojnë hyrjen në Qeveri, kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar, përveç përgjigjeve zyrtare që i kanë dhënë zyra për media e partisë.

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, dy javë më parë, pasi u publikuan aktakuzat, ka shkruar se partia e Kadri Veselit mbetet opozitare. Ai thoshte se “deri më tani” nuk është diskutuar për përfshirjen në Qeverinë Hoti.

    “Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”, ka shkruar Bytyqi në FB.

    PDK-ja, nga zgjedhjet e 6 tetorit, ku doli parti e tretë, ka qëndruar në opozitë, ndërsa prej atëherë janë ndryshuar dy Qeveri.

    Lëvizja Vetëvendosje, që prej 3 qershorit e shoqëron PDK-në në opozitë, e akuzon vazhdimisht partinë e Kadri Veselit, se indirekt po e përkrah Qeverinë Hoti.

    Zyrtarët e PDK-së vazhdojnë të thonë se do të jenë parti opozitare deri në zgjedhje.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale ka njoftuar në fund të qershorit se ka dorëzuar aktakuzë ndaj kreut të PDK-së, Veselit, presidentit Hashim Thaçi, dhe disa të tjerëve, të cilëve nuk u janë bërë publikë emrat. Prokuroria Speciale akuzon këtë epror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, megjithatë aktakuza akoma nuk është konfirmuar.

    Presidenti Thaçi ka thënë se do të japë dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij, ndërsa Veseli nuk është deklaruar nëse jep dorëheqje nga kreu i partisë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij. Sipas mediumit Football...
    Lajme26 Prill 2024
    Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, më 25.04.2024, në fshatin...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë kanë organizuar Konferencën...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatorën e heroit të Kombit...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Mitrovicë me inicialet Q.M., ka dalë të premten para gjykatësit në Gjykatën Themelore në...
    Lajme26 Prill 2024
    Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.