×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi: Njohja nga Izraeli e forcon Kosovën si shtet

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e Vitit të Ri Hebraik, deklaroi sot se është nder për Kosovën që kjo festë po shënohet në Kosovë, me lajmin e shumëpritur të njohjes nga shteti i Izraelit.

    Gjatë adresimit të tij në një event të organizuar për Vitin e Ri Hebraik, kreu i Kosovës theksoi se miqësia historike mes dy popujve po forcohet çdo ditë e më tepër dhe se po ndërtohet një urë e veçantë e komunikimit nga i cili do të përfitojnë Kosova dhe Izraeli.

    “Shënojmë këtë manifestim madhështore me një moment historik për të dyja vendet. Do të kemi linja ajrore më funksionale, ka karakter të sigurisë, do të jemi në luftim të terrorizmit. Njohja e Izraelit ka një rëndësi strategjike, do të forcojë Kosovën dhe rolin e saj si subjektivitet i fuqishëm ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi ai.

    Ai theksoi se presidenti Donald Trump me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë bëri atë që të tjerët për 20 vjet nuk kanë arritur ta bëjnë, në kohën kur të tjerët sipas tij ishin skeptikë me punën e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenelli.

    Ndërsa, kryeparlamentarja kosovare Vjosa Osmani ka uruar popullin izraelit me rastin e Vitit të Ri Hebraik, duke thënë gjatë luftës ishte populli i Izraelit ai i cili hapi rrugën për refugjatët nga Kosova.

    “Nuk ka popull që kupton më mire vuajtjet e njëri tjetrit se sa populli i Izraelit dhe ai i Kosovës. Është lajm që edhe politika arriti stadin për të kurorëzuar miqësinë mes dy vendeve. Të festojmë të tashmen dhe të shpresojmë për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.

    Edhe kreu i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti tha se kjo festë është i veçantë, meqë sivjet i paraprin njohjes së Kosovës nga Izraeli.

    “Përkujtoj se Republika e Kosovës është demokraci sekulare. Kësaj radhe viti i ri hebraik është i posaçëm. Shënon njohjen Kosovë-Izrael. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona me miqësore, me shtetin mik”, u shpreh ai.

    E, ish-kryeministri Albin Kurti theksoi se njohja nga Izraeli është hapi i parë i miqësisë.

    “Ne në këtë festë me gjithë zemër urojmë bardhësi për bashkëkombësit tanë hebraikë. Njohja shtetërore do të jetë vetëm hapi i parë i miqësisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mbahet mend ndihma e kosovarëve për hebrenjtë, por edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, populli hebraik hapi dyert për të gjithë refugjatët. Të lidhemi miqësisht me njeri-tjetrin. Kosova ofron zemrën e vet të hapur për përparim të miqësisë, tha Kurti.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar sot suspendimin e një zyrtareje të Policisë së Kosovës, e cila dyshohet për përfshirje në...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar për vandalizmin e posterit të komandant Lleshit në Bujanoc nga një person i maskuar. Në...
    Lajme17 Maj 2025
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Turqia ka zbuluar një rezervë të re prej 75 miliardë metrash kub (bcm) gaz natyror gjatë punimeve të shpimit në Detin e...
    Lajme17 Maj 2025
    Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën, kjo...
    Lajme17 Maj 2025
    Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledhur në Shqiponjë për të përkujtuar 26 vjetorin e çlirimit...
    Sport17 Maj 2025
    Carlo Ancelotti do të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit në fund të sezonit në La Liga, për të marrë...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të hënën do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin...
    Vip17 Maj 2025
    Gruaja e George Clooney-t, Amal, shkëlqeu me një fustan të zi të gjatë në Festivalin e Filmit në Kanë. Avokatja 47-vjeçare e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.